MENU
klinika

Deklarata

Basha kërkon hetim: Marku e Prela do mbajnë përgjegjësi, Dako të merret si i pandehur

26.10.2018 - 11:54

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me ish-kreun e Bashkisë Elvis Rroshi dhe kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndërsa ka kërkuar një hetim tjetër për operacionin kriminal siç e quajti ai planin e kryeministrit Edi Rama për të shtrirë në të gjithë vendin bashkëpunimin me krimin.

Ai shton më tej se Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet sipas Bashës është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.

Kreu i PD paralajmëron Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe drejtuesen e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela se nëse prishin provat do mbajnë përgjegjësi.

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka pasur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.

Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti”, shkruan në fb Basha.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci