“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja:COVID-19/ A do të kenë nevojë fëmijët për më shumë doza sesa të rriturit?
Mjeku: Nuk duket se numri i dozave të vaksinave anti–Covid, do të jetë i ndryshëm për fëmijët. Por kjo mund të ndryshojë pasi testimi po vazhdon. Vaksina e Pfizer po testohet tek adoleshentët me të njëjtin normë dozimi si për të rriturit, një seri me dy doza, në 3 javë distancë.
Edhe Moderna po planifikon të përdorë të njëjtin skedulim si për të rriturit:2 doza me 4 javë diferencë, në një testim të ardhshëm me 3.000 adoleshentë. Doza e dytë e vaksinës, shërben si një “goditje përforcuese”, pasi vetëm doza e parë nuk siguron një imunitet optimal.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.