MENU
klinika

Bashkëshorti i ish-prokurores

Shkarkohet kreu i IMKT Durrës

10.04.2021 - 08:59

Ardian Halili, ish-kryetar i IKMT Durrës, ka qenë i komanduar prej disa vitesh në atë detyrë dhe 3 javë më parë i është ndërprerë kontrata dhe është komanduar në të njëjtin post nga Bashkia e Durrësit Dorjan Mema.

Më 19 mars të këtij viti i është ndërprerë komandimi nga Bashkia e Durrësit.

Halili është bashkëshorti i ish-prokurores së Durrësit, Rabiana Halili, që ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa KPK vendosi që ajo nuk do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Durrësi është qyteti që nuk ka as kryetaren e bashkisë të zgjedhur, por ende të komanduar.

Ndërkaq, ka vijuar fushata zgjedhore në këtë qark, ku ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, zhvilloi një takim me të rinjtë ku u shpreh se “mesazhi ynë është se PS ka një vizion dhe do ta jetësojë atë në shërbim të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve”.

“Vizioni ynë vjen nga puna jonë. Në këtë qytet, në fakt, ne kemi treguar se ia kemi dalë vetëm me punë, sepse Durrësi, megjithëse ishte qytet antik nuk e kurseu aspak tërmeti, pandemia, por, ama, të dyja këto beteja ne i bëmë dhe ia dolëm të bëjmë rindërtimin dhe vaksinimin”.

Në këtë qytet, vijoi ajo, nëse kemi thënë se kemi një vizion për ëndrrën tonë, ne dimë ta lexojmë atë dhe ta bëjmë të vërtetë dhe kjo bëhet me njerëz që besojnë tek gjërat që ka shkenca, besojnë te mënyra sesi ndërtohet një proces pune, që kërkon kohën e nevojshme dhe nuk bëhet shkel e shko.

“Punët bëhen me kujdes që të jenë të qëndrueshme, ndaj këtu në Durrës, kemi një skuadër, pjesë e së cilës është edhe një person që ka meritën e madhe të qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë që është Edi Rama”, tha Ekonomi.

“Ne skuadra e Durrësit duhet të punojmë fort që PS ta kemi partinë që do të udhëheqë vendin në mandatin e tretë dhe besojmë se me profesionistët e rinj të gjitha ëndrrat dhe vizionet bëhen të mundura”, u shpreh ajo.

Familja e kishte shpallur të zhdukur!

Durrës/ Gjendet i pajetë 35-vjeçari në Durrës

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari