MENU
klinika

Horror në Kavajë

Burri xheloz djeg gruan e pastaj vret veten

10.04.2021 - 12:23

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet nga Kavaja. Policia njofton se një grua është gjetur e djegur në një makinë ndërkohë që i shoqi është gjetur i vetvarur në pemë.

Report Tv mëson së bëhet fjalë për Fëllënza Shirja 45 vjeçe dhe Bilbil Shirja 48 vjeç.

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Familja e kishte shpallur të zhdukur!

Durrës/ Gjendet i pajetë 35-vjeçari në Durrës

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari