Pas uljes së ndejshme të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi, Komiteti i Ekspertëve ka marrë masa të reja lehtësuese.
Kështu, duke filluar nga dita e nesërme, ora policore shkon në orën 22:00 nga ora 20:00 që ishte deri më tani.
Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe.
Manastirliu: Ashtu sikurse është vlerësuar dhe jemi njohur edhe nga prezantimet e mëparshme, në 6 javët e fundit është vërejtur një ulje e rasteve të reja. Kjo është shoqëruar edhe me një lehtësim të situatës në spitale.
Po kështu kemi pasur një rënie të qëndrueshme të numrit të fataliteteve. Ne besojmë se një rol kyç ka pasur efektiviteti i masave të ndërmarra. Të gjitha këto janë një arsye për të bërë thirrje për të vijuar në respektimin e masave, pasi varësisht të ecurisë epidemisë në vende të ndryshme rreziku i përhapjes së infeksionit është eminent.
Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme dt 12 Prill. Po keshtu aktivitetin e bareve dhe restoranteve. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Imapkti I lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore.
Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”