MENU
klinika

Episodi te Parma-Milan

Ibra nuk e ofendoi gjyqtarin, kartoni i kuq iu dha kot

11.04.2021 - 12:09

Kartoni i kuq i akorduar për Zlatan Ibrahimovic në ndeshjen e djeshme Parma-Milan, duket se ka qenë një vendim skandaloz. Fillimisht u tha se suedezi e kishte ofenduar arbitrin Maresca, por pamjet lmike vërtetojnë të kundërtën.

Ai që e thellon akoma më shumë skandalin e arbitrit Maresca është gazetari Mauro Suma, i cili deklaron: “Arbitri e ka provokuar Ibrën gjatë të gjithë ndeshjes. Madje, në një moment, Ibra i thotë që përse i qesh në fytyrë.”

Mauro Suma shprehet gjithashtu se Maresca është napolitan dhe ka dashur drejtpërdrejt të ndikojë në rrjedhën e ndeshjes Parma-Milan. Ibra për momentin është i pezulluar me 2 ndeshje prej kartonit të kuq, por Milan do ta apelojë vendimin duke u bazuar te pamjet filmike.

Pamjet filmike që kanë qarkulluar kudo dëshmojnë qartë se nuk ka asnjë ofendim në drejtim të gjyqtarit nga sulmuesi suedez. Madje, ky i fundit i thotë këtë fjali: “Tani vërshëllen…Të duket e çuditshme eh! Nuk të intereson se çfarë them unë!”

Në atë moment, Maresca keqinterpreton fjalinë e sulmuesit dhe i nxjerr të kuqin menjëherë. Arbitri ka menduar se Zlatan e ka ofenduar duke i thënë: “Ti je bastard!”. Gjithsesi, pamjet filmike vërtetojnë të kundërtën. Milan do ta apelojë kartonin e kuq, por deçizive do të jetë raporti që do të dërgojë arbitri Maresca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN