MENU
klinika

Premier League, Java 31

Arsenal rikthehet te fitorja, mposht vendin e fundit

11.04.2021 - 21:21

Arsenal është rikthyer te fitorja në Premier League. Topcinjtë kanë mundur 3-0 Sheffield United në transfertë. Heroi i ndeshjes së luajtur në Bramall Lane ka qenë Lacazette, autor i një dygolëshi.

Goli tjetër i Topçinjve është shënuar nga i riu Martinelli. Londinezët janë ngjitur në vendin e 9 të renditjes dhe kanë shkuar në kuotën e 45 pikëve, 10 larg zonës Champions.

Sheffield mbetet në vendin e fundit me 14 pikë. Kjo është fitorja e parë e marrë nga Arsenal në Premier League në fushën e Sheffield United. Londinezët kërkojnë të paktën një vend në Europa League, por edhe këtë do ta kenë të vështirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN