MENU
klinika

Fushata çorienton Komitetin Teknik të Ekspertëve

Zgjatet ora e qarkullimit për të lejuar grumbullimet në xhami! Nga sot…

12.04.2021 - 08:14

Ndryshojnë masat anti-COVID. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi një ditë më parë të lehtësojë masat duke zgjatur orën e qarkullimit deri në 22:00 me argumentin se është ulur ndjeshëm shkalla e infeksionit, në të njëjtën kohë edhe shtrimet në spital.

Por ky vendim nuk ishte i beftë, ndryshimi i orës policore u paralajmërua disa ditë më parë nga Kryeministri Rama, i cili e lidhi këtë vendim para së gjithash me nisjen e muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë. Kjo zgjatje orari do të lejojë grumbullimet në xhami dhe mesa duket efekti i fushatës është më i madh sesa pesha e pandemisë.

MASAT

Kështu, duke filluar nga sot dhe së paku për një periudhë dyjavore, ora policore do të fillojë kur akrepat të kenë shënuar 22:00. Ndërkohë që prej kësaj së hëne do të rinisin edhe fluturimet me Anglinë të pezulluara që prej fundit të vitit që shkoi. “Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme (sot) datë 12 prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve që do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00-06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, tha ministrja Manastirliu, e cila pranoi se lehtësimet janë si rezultat i situatës, po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit. “Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e muajit marsi dhe në vijim.

Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijojë të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale. Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%. Më duhet të shtoj se kemi pasur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i agjërimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 prill”, tha më tej ministrja.

VAKSINIMI

Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65 vjeç dhe sot do të vijojë mbi 60 vjeç, duke u regjistruar pranë mjekut të familjes. “Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve”. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!