Në vitin 2019, në shtypin spanjoll u shfaq një njoftim. Një pjesë e madhe e aksioneve të prodhuesit më të madh të armëve në Spanjë, Maxamcorp, ishte shitur. Qeveria spanjolle e aprovoi marrëveshjen dhe çdo gjë dukej se po ecte normalisht. Por për ata që e ndiqnin këtë çështje nga afër, situata ishte bizarre: askush nuk e dinte kush ishin blerësit realë. Në letra figuronte Prill Holdings, një kompani me seli në Luksemburg. Por kush qëndronte pas saj? I vetmi informacion i vlefshëm rreth pronarëve të kësaj kompanie tregonte për dy firma të regjistruara në ishujt Kajman, të lidhura me një kompani investimesh private në SHBA, Rhone Capital, por pak gjë tjetër dihet për to. Për disa, kjo mungesë transparence ishte shqetësuese.
“Është e papranueshme që qeveria spanjolle po i jep dritën jeshile një kompanie për të operuar në një sektor që ka shumë implikime për të drejtat e njeriut pa ditur se çfarë qëndron nga pas”, është shprehur Susana Ruiz, Koordinatore për Drejtësinë Fiskale në Oxfam International.
Nuk është vetëm Prill e vetmja kompani misterioze e registruar në Luksemburg. Ndonëse një prej vendeve më të vogla në botë, Luskemburgu kryen një sasi të jashtëzakonshme aktiviteti financiar, thuajse të gjitha që origjinojnë nga jashtë. Rreth 90% e kompanive të regjistruara në vend kontrollohen nga qytetarë të huaj. të paktën 266 anëtarë rë listës së miliarderëve të Forbes – asnjë prej të cilëve nga Luksemburgu – kanë kompani aty. Dhe rreth 40% të kompanive të Luksemburgut janë krijuar thjesht për të mbajtur asetet, pa gjeneruar ndonjë aktivitet tjetër ekonomik.
Në thelb, vendi funksionon si një rrjet offshore në zemër të Europës. Shumë kompani të Luksemburgut janë në përputhje me ligjin dhe ekzistojnë për arsye legjitime. Por të tjera posedohen nga njerëz me ekspozim politik, zyrtarë të korruptuar dhe deri grupe të krimit të organizuar. Joshja kryesore për këtë mund të jetë reputacioni i Luksemburgut për sekretin. Kjo e ka bërë atë një magnet për njerëzit që kërkojnë të “shkëputen nga kompanitë e veta”, thotë Gabriel Zucman, një profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin Berkley të Kalifornisë.
“Mbajtja e aseteve në kompanitë e Luksemburgut “do ta bëjë më të vështirë për autoritetet që të lidhen astetet me pronarët, çka do të bëjë në vetvete më të vështirë për autoritetet që të hetojnë rastet e korrupsionit, mashtrimit apo evazionit fiskal”, shton ai.
“Ky është shërbimi kyç që ofrohet nga ky segment i industrisë financiare”.
Një sasi e madhe e kapitalit rus ka gjetur rrugën e hyrjes në Luksemburg – dhe kthim – aq sa vendi i vogël europian është tashmë një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në Luksemburg.
“Kjo jo pse Luksemburgu po investon për të ndërtuar fabrika në Rusi”, thotë Benoit Majeurs, një profesor historie në Universitetin e Luksemburgut. “Është e qartë se kanë paratë ruse që qarkullojnë në Luksemburg dhe kthehen në Rusi”.
Prokurorët italianë thonë se anëtarë të “Ndragheta-s janë dyndur në Luksemburg duke e parë atë si një “vend jashtëzakonisht tërheqës” për të mbajtur paratë e krijuara në rrugë të pista të sigurta”.
Dhe hetuesit në të paktën tri vende të Amerikës Latine po kërkojnë për të verifikuar të dhënat se figurat politike i fshehin rryshfetet e marra në kompanitë e ndryshme në Luksemburg.
“Ne jemi të shqetësuar. Luksemburgu njihet për këtë çështjen e taksimit por ne duhet gjithashtu të nisim të flasim në termat e pastrimit të parave”, shprehet Laurent Lim, një zyrtar policie i Drejtorisë së Përgjithshme të Stabilitetit Financiar në Komisionin Europian.
“Deri vitin e shkuar nuk kishte transparencë. Deri vitin e shkuar një kompani mund të krijohej dhe nuk kishte mënyrë për ta marrë vesh se kush përfitonte prej saj. Tani ka – të paktën në teori”, vijon ai.
Për t’iu përgjigjur një direktive të BE-së për pastrimin e parave – në vitin 2019, Luksemburgu krijoi një regjistër që u kërkonte 124 045 kompanive që të identifikonin pronarët e tyre finalë(jo ata që figurojnë të regjistruar, por ata që kanë në të vërtetë kontrollin).
Luksemburgu ishte një ndër vendet e para në Europë që krijoi një regjistër të tillë dhe promovuesit e antikorrupsionit e shohin atë si një hap të madh përpara. Por ndërsa po vihet në zbatim, baza e të dhënave ka kufizimet e veta. Një ndër më kryesoret është se sistemi i kërkimit mundësohet vetëm për emrin e kompanisë, jo për pronarin. Kjo e bën të vështirë për gazetarët dhe publikun që të përcaktojë se kush e zotëron një kompani.
Vitin e kaluar megjithatë, gazeta franceze “Le Monde”, depërtoi në bazën e të dhënave duke kopjuar miliona dokumente që zbulojnë të dhënat e të gjitha kompanive të regjistruara në Luksemburg – dhe pronarët e tyre të rinj finalë të deklaruar. Përmes të dhënave tona dhe teknologjisë u bë e mundur që këto dokumente të bëhen tërësisht të përdorshme dhe të hapura për mediat në botë, duke u lejuar atyre të kërkojnë për herë të parë sipas emrit të pronarit.
Emrat që dolën ishin befasues. Të përzier me miliarderët, këngëtarët, aktorët dhe sportistët e njohur ishin zyrtarë të kompromentuar, liderë të organizatave kriminale dhe miq dhe familhjarë të figurave politike kryesore nga mbarë bota. Mes tyre u vunë re:
-Një trafikant armësh në qendër të një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit në Francë;
-Lideri i një prej organizatave më të mëdha kriminale në Rusi me lidhje me Kremlinin;
-Një ish-dhëndër i ish-diktatorit të Tunizisë;
-Një njeri i besuar i presidentit të Serbisë;
-Fëmija adoleshent i një oligarku rus;
-Një biznesmen turk i akuzuar për lidhje me një skemë mashtrimi fianciar prej 511 milionë dollarë;
-Një manjat indonezian i vajit të palmës i konsideruar si përgjegjës për shkatërrimin e mijëra hektarëve pylli të virgjër dhe;
-Disa anëtarë të ‘Ndragheta, grupi më i fuqishëm kriminal në Itali.
“Nisur nga avantazhet e juridiksionit të sekretit, prania e kriminelëve dhe politikanëve nuk ka pse të çudisë”-, thotë Zucman.
“Kush janë shfrytëzuesit e këtyre parajsave fiskale?” – pyet ai.
“Është një miks njerëzish që janë evadorë fiskalë, shmangës taksash, kriminelë, pastrues parash, biznesi I korruptuar apo elitë politike”.
Ne mund të marrim me mend se këto emra presupozohej se duhet të qëndronin të fshehtë. Shumë prej këtyre kompanive u regjistruan në emër të personave të tjerë në mënyrë që pronarët finalë të mops shfaqesihin në publik. Në vitin 2020, një vit pasi regjistri u bë aktiv, pati një rritje shumë të madhe çregjistrimi. Për herë të parë në historinë e vendit pati më shumë kompani që u çregjistruar sesa ato që u krijuan. Edhe brenda Luksemburgut ka një ndjesi në rritje të nevojës që ka vendi për të larë hesapet me pjesë e errët të hyrjes së madhe të kapitalit të huaj, që në vitin 2019 përllogaritej në mbi 5 trilion dollarë në portofolin e investimeve – vendi i dytë në botë pas SHBA.
“Qeveria e Luksemburgut është shumë e vetëdijshme se ky sukses përfshin po ashtu ekspozimin dhe rritjen e kërcënimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, thuhet në një raport të Ministrisë së Financave të vitit 2018. Një tjetër raport, dy vjet më vonë, nënvizonte se pastrimi i aktiviteteve kriminale të huaja “ishte kërcënimi më i madh” për Luksemburgun.
Ministria e Financave i tha OCCRP-së se kishte “adoptuar me vendosmëri transparencën fiskale” dhe ishte në përputhje me standardet e BE-së…
…
Nga çdo analizë, situata sot është më e mirë sesa ishte pesë vjet më parë. Por ekspertët thonë se ka ende shumë probleme me mënyrën e ndërtimit të bazës së të dhënave, një ankesë e mbështetur nga vetë analiza e OCCRP. Rasti i Prill Holdings është një shembull i mirë. Kompania nuk ka identifikuar pronarët përfitues, kështu që administratorët e saj të korporatave u renditën si pronarë përfitues. Ne kuptuam se administratorët ishin listuar si të tillë për gati një të tretën e të gjitha kompanive të regjistruara në Luksemburg.
Për të ashtuquajturat “kompani K”, një lloj fondi i përbashkët, ky numër u rrit në mbi 90 për qind, duke qenë se shumë pak prej tyre kanë edhe një investitor të vetëm që plotëson kriteret e Luksemburgut për t’u cilësuar pronar përfitues. Nga të gjitha fondet e investimeve, rreth 80 për qind nuk raportuan UBO reale, sipas një analize të re të të dhënave të OpenLux. Transparency International dhe Mbledhësi i të Dhënave Antikorrupsion referuan të dhënat që këto fonde iu dhanë Luksemburgut me informacione shpjeguese në Komisionin e Shkëmbimeve të Letrave me Vlerë të SHBA dhe gjetën “mospërputhje të konsiderueshme” në 719 fondet e regjistruara në të dy juridiksionet. U gjetën 112 fonde që i raportonin pronarët përfitues në qeverinë e SHBA, ndërsa vetëm 17 prej tyre bënë të njëjtën gjë në Luksemburg.
“Kjo mospërputhje sugjeron që, ose fondet po nuk po paraqesin siç duhet strukturën e tyre të pronësisë tek [Komisioni i Shkëmbimeve të Letrave me Vlerë], ose nuk po respektojnë rregullat e parashtruara në [regjistrin] e Luksemburgut,” shkruan Transparency International.
Secili skenar, thonë autorët, mund të jetë bazë për penalitete, duke ilustruar nevojën për masa më të forta verifikimi dhe zbatim më efektiv. (Qeveria e Luksemburgut tha në një përgjigje se burimet nuk ishin të krahasueshme. “Prandaj nuk është me të vërtetë e mundur të nxirren përfundime bazuar në mospërputhje të dukshme, dhe sigurisht që është e gabuar të thuhet se informacioni në [regjistrin] e Luksemburgut është i rremë apo jo i plotë”, tha qeveria në një deklaratë në internet.)
“Ajo që Luksemburgu ka bërë është njësoj sikur t’i heqësh shtresën e parë qepës”, tha Ruiz. “Por duhet të arrish te pronari dhe të gjesh pronarin fundor, pra përfituesin e këtyre kompanive”.
“Është e nevojshme jo vetëm që regjistri të ekzistojë, por edhe që ai të jetë efektiv.”
Fortesa e financave
Sot Luksemburgu mund të jetë një fortesë financiare, por e ka filluar jetën si një e tillë në kuptimin e parë të fjalës. Një kështjellë e fortifikuar mirë e vendosur në një dalje shkëmbore, e quajtur Luclinburhuc, ose “Fortesa e Vogël”, ka ekzistuar atje që nga kohërat romake për të ruajtur këtë udhëkryq strategjik midis rajoneve romane dhe gjermane.
Në vitin 963, një kont luksemburgas i quajtur Siegfried, duke e parë me adhurim këtë vend, e shkëmbeu atë me tokat e tij në veri, duke shënuar fillimin e Luksemburgut si një entitet politik. Siegfried dhe pasardhësit e tij konsolidian pronat e tyre, derisa Luksemburgu arriti shtrirjen e saj më të madhe territoriale në shekullin e XIV.
Që nga ajo kohë, kjo copë toke në kryqëzimin e Evropës është sulmuar dhe gllabëruar nga fqinjët e saj më të fuqishëm: Vendet e Ulëta, francezët, austro-hungarezët, prusianët. E megjithatë, ajo ka mbetur një njësi e veçantë politike për mbi 1 000 vjet. Më në fund u bë komb plotësisht sovran më 1867, kur Prusia tërhoqi forcën e saj pushtuese. William I, Duka i parë i Madh i Luksemburgut. Udhëheqësi i Luksemburgut ishte mbreti i Holandës deri në 1890, kur Dukati i Madh i kaloi me traktat familjes së Dukës së Nassau-t, e cila e ka sunduar atë që nga ajo kohë.
Duke filluar nga fundi i viteve 1920, qeveria e Luksemburgut ndoqi shembullin e Zvicrës, e cila kishte traditë të gjatë të sekretit bankar në një industri të madhe ndërkombëtare. Dukati krijoi ligje të hartuara posaçërisht për të tërhequr pjesën e vet nga kapitali i huaj, duke krijuar një treg të aksioneve dhe krijoi një kornizë ligjore që lejonte që kompanitë të përjashtoheshin nga taksat e të ardhurave.
“Ligji i vitit 1929 mbi pronat frymëzohet drejtpërdrejt nga legjislacioni i kantoneve zvicerane”, shpjegon Majerus, historian i Luksemburgut.
“Midis dy luftërave botërore, rritjet e taksave në vendet më të mëdha evropiane i bënë Zvicrën dhe Luksemburgun vende gjithnjë e më të dëshirueshme për të pasurit që donin t’i ruanin paratë e tyre”, tha ai.
“Ata e përdorin Luksemburgun…në një farë mënyre si një koloni, si një laborator financiar, ku nuk u nënshtrohen të njëjtave rregulla si në vendet e tyre.”
Për Luksemburgun, të cilit i mungonin sipërfaqet e mëdha të tokës ose baza e popullsia e madhe si ajo e fqinjëve, tregjet financiare ishin një mundësi unike për të zhvilluar një avantazh konkurues. Kur industria e çelikut të vendit pësoi krizë në mesin e viteve 1970, financat u bënë motori i saj kryesor ekonomik. Sot, ky sektor përbën një të katërtën e ekonomisë dhe rreth 80 për qind të të gjitha investimeve të huaja direkte. Zucman thotë se Luksemburgu është bërë njëfarë thike zvicerane* për shërbimet financiare.
Ishujt Virgin të Britanisë, për shembull, në thelb bëjnë një gjë – ata janë një vend ku është e mundur të krijohen kompani guaskë shpejt dhe me çmim të ulët”, tha ai. Panamaja ndoqi të njëjtën tendencë, ndërsa Zvicra u specializua në menaxhimin e pasurisë private të ruajtur në llogaritë bankare offshore. Ishujt Kajman u bënë të njohur për fondet e mbrojtura.
“Luksemburgu është i pranishëm dhe aktiv në të gjitha këto fusha: Zhvendosja e fitimit nga firmat shumëkombëshe, përfshirja e fondeve të përbashkëta, menaxhimi i pasurisë, menaxhimi i pasurisë private, krijimi i kompanive guaskë, etj. Kjo është ajo që e bën Luksemburgun unik ”.
Mbi të gjitha, vendi ka fituar famë për ofrimin e lehtësimeve tatimore. Ndërsa shkalla zyrtare e taksës së korporatave është rreth 25 për qind, një investigim i Luksemburg Leaks zbuloi se si vendi lejoi qindra kompani shumëkombëshe të krijonin struktura komplekse korporatash përmes të cilave ata paguanin taksa më pak se një për qind e fitimeve të tyre.
Zhurma që pasoi bëri që zyrtarët e Luksemburgut të premtojnë përmirësimin e regjistrimeve për transparencën e korporatave. Skandali i “LuxLeaks”, së bashku me investigime të tjera gazetareske se si sekreti i korporatave ushqen korrupsionin, ndihmoi gjithashtu në nxitjen e përpjekjeve në të gjithë Evropën për të forcuar rregulloret kundër pastrimit të parave. Një paketë e madhe kundër pastrimit të parave që kaloi në 2015 kërkoi që për herë të parë, vendet anëtare të krijojnë regjistra të pronarëve përfitues.
Së bashku me disa vende të tjera, Luksemburgu u vonua në këtë pikë dhe Komisionin Evropian ia referoi Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në fund të vitit 2018 dështimin për të përmbushur qoftë edhe standardet e mëparshme. Vendi më në fund miratoi një ligj për të krijuar regjistrin e tij të pronarëve përfitues në janar 2019 dhe baza e të dhënave u hap atë mars. Kjo e bëri atë një nga vetëm pesë vendet e BE-së që përmbushin kriteret për një regjistër të arritshëm në publik para afatit të janarit 2020, sipas grupit të transparencës, Global Witness.
Premtimet dhe realiteti
Vetë ekzistenca e regjistrave publikë të pronarëve përfitues është një hap i madh përpara për transparencën. Por ekspertët tregojnë problemet me mënyrën sesi e ka ngritur Luksemburgu një regjistër të tillë. Përveç që nuk mund të kërkohet plotësisht, baza e të dhënave është e paplotë. Një vit pas krijimit të saj, vetëm 52 për qind e kompanive të Luksemburgut kanë raportuar pronarin e tyre të vërtetë, sipas analizës së “Le Monde” për të dhënat e regjistrimit. (Autoritetet e Luksemburgut e mohuan këtë, duke thënë se shifra e vërtetë është afër 88 për qind).
Nga 48 për qind e kompanive të tjera, më shumë se 68 000 ende nuk kanë deklaruar UBO-të. Rreth 40 000 nuk u kërkohet ta bëjnë këtë, sepse ato nuk kanë UBO që mbajnë më shumë se 25 për qind të kompanisë. Por në 26 000 nga këto raste, autoritetet e Luksemburgut thonë se kompanitë po shkelin ligjin dhe ua kanë përcjellë prokurorëve. Në këto raste, dhe të tjera, administratorët e një kompanie renditen në bazën e të dhënave në vend të pronarëve përfitues të tyre. Sipas Transparency International, përkufizimi i Luksemburgut për një pronarë përfitues – dikush që kontrollon të paktën 25 për qind të një kompanie – është veçanërisht joadekuat për shkak të numrit të madh të fondeve të investimeve në vend.
“Koncepti i një fondi investimi është që ata individë që investojnë në fond dhe që përfitojnë financiarisht prej tij, nuk janë të njëjtë me ata që kontrollojnë fondin dhe marrin vendime për llojet e investimeve, ndër të tjera,” shkroi TI në një studim. Si rezultat, “kriminelët janë në gjendje të shtresojnë ose integrojnë të ardhurat e krimit duke investuar para të pista në fonde të ndryshme investimesh, duke mbetur anonim për sa kohë që investimi i tyre është nën pragun e raportimit”.
“Le Monde” dhe OCCRP identifikuan gjithashtu dhjetëra raste, në të cilat pronarët përfitues e deklaruar ishin fëmijë, njerëz të vdekur ose përfaqësues të qartë.
Ndoshta shembulli më i dukshëm është “Prestigestate”, kompania që zotëron shtëpinë më të shtrenjtë në botë: Château Louis XIV. E shtrirë mbi 50 000 hektarë jashtë Parisit dhe e ndërtuar me materiale të bollshme për të evokuar një Versajë të kohëve moderne, pasuria prej 300 milionë dollarësh zuri vend në kryetitujt e mediave të botës kur ndërtimi i saj përfundoi në 2011. Ndër komoditetet e saj më të mëdha ishin edhe dhoma meditimi nënujore dhe një klub nate i mbushur me vepra arti.
Në pamje të parë, Chateau Louis XIV në Louveciennes, afër Parisit, është një pronë që figuron në pronësi të një kompanie të regjistruar në Luksemburg. Përfituesi fundor i saj është raportuar të jetë Princi i Kurorës Saudite Mohamed bin Salman. Sidoqoftë, regjistri i pronarëve përfitues thotë se përfituesit e kompanisë janë tre sauditë afër princit. Zyrtarisht, mosdeklarimi i një pronari përfitues ose ofrimi i informacionit të rremë dënohet me një gjobë që varion nga 1 500 deri në 1,25 milion euro.
Por në praktikë, zbatimi i masave është një detyrë shqetësuese dhe ka vetëm një rast të njohur publikisht të një kompanie që është ndëshkuar për mosdeklarim. Gjoba ishte 2 500 euro. Regjistruesi i biznesit në Luksemburg ka vetëm 59 punonjës, por ka për detyrë të sigurojë që mbi 120 000 kompani po deklarojnë pronësinë e tyre si duhet dhe në përputhje me të gjitha aspektet e tjera të ligjit.
“Luksemburgu nuk i përmbahet përgjegjësisë së veprimtarisë së madhe financiare që ka”, tha Marcus Meinzer, studiues në Rrjetin e Drejtësisë së Taksave, i cili ndihmon në krijimin e një indeksi vjetor të sekretit financiar. Vitin e kaluar, vendi u rendit si juridiksioni i gjashtë më i fshehtë në botë.
Ministria e Drejtësisë e Luksemburgut argumentoi se nevoja për transparencë duhet të balancohet me të drejtën e privatësisë.
“Rregullat për konsultimin e tij publik janë udhëhequr nga ekuilibri i nevojshëm midis ruajtjes së të drejtës për privatësi të të regjistruarve nga njëra anë dhe parimit të transparencës, nga ana tjetër”, tha ministria në një deklaratë.
Meizner theksoi që ky institucion nuk mund të funksionojë efektivisht i vetëm dhe se profesionistët e financave dhe bankat kanë detyrimin të jenë të kujdesshëm se kë pranojnë si klientë. Qeveria e Luksemburgut gjithashtu tha se vetë kompanitë ishin përgjegjëse për dorëzimin e informacionit të saktë.
“Ekziston një procedurë për të verifikuar saktësinë e informacionit të pronarëve përfitues,” thuhet në një deklaratë të qeverisë. “Përcaktimi i statusit të pronarëve përfitues është përgjegjësi e njësisë së regjistruar, e cila shprehimisht angazhohet përkundrejt pronarëve përfitues për të siguruar të dhëna adekuate, të sakta dhe në kohë.”
Thom Townsend, drejtori ekzekutiv i Open Ownership, një OJQ britanike që mbron krijimin e regjistrave të hapur të pronarëve përfitues, thotë se ato mund të jenë parandaluese shumë efektive për kriminelët e mundshëm – por vetëm nëse janë bërë mirë. Ai thotë se bazat e të dhënave në të cilat mund të bëhet kërkim i plotë, si regjistri britanik House Companies, janë shumë më të mira se ato të kufizuara, siç është rasti i Luksemburgut.
Shkalla e verifikimit është gjithashtu e rëndësishme. “Në Danimarkë u hidhet një sy mostrave përfaqësuese të kompanive për të kryer kontrolle të rastit,” tha Townsend. “Nëse Luksemburgu dërgon një sinjal të fortë se po verifikojnë të dhënat dhe i marrin seriozisht këto gjëra, kjo mund t’i dekurajojë njerëzit nga paraqitja e informacionit të pasaktë.”
Open Ownership gjithashtu avokon për uljen e pragut për të deklaruar një UBO nga 25 për qind në 10 ose 15 për qind, çka do të bënte që më shumë kompani ta sigurojnë këtë informacion. Një problem tjetër është se Luksemburgu nuk mban të dhëna historike mbi UBO-të sapo likuidohet një kompani.
“Krijohet një boshllëk i madh nëse informacioni mund të zhduket nga një ditë në tjetrën”, shpjegon Townsend. “Nga një perspektivë hetimore, të dhënat historike janë kritike në zinxhirin e provave. Ajo që kemi parë në “Panama Papers” është se aktorët e korruptuar e ndryshojnë pronësinë rregullisht, për të shmangur gjurmimin e një personi. ”
Rreziku është që ky regjistër vetëm pjesërisht transparent mund të krijojë një precedent në Evropë – ose edhe më larg. Ishujt Kajman dhe Ishujt britanikë Virgin, të dy qendra të njohura financiare offshore, planifikojnë të ngrenë regjistrat e UBO në vitet e ardhshme. “Ata aktualisht po kërkojnë të përputhen me atë që është mesatarja në Evropë,” tha Townsend.
“Evropa shihet sikur vendos një pikë referimi për pjesën tjetër të botës dhe qeveritë e tjera po shikojnë se çfarë bën ajo.”
Për çfarë po i përdorin kriminelët kompanitë në Luksemburg?
OCCRP dhe partnerët e tij analizuan aktivitetin e kompanive në pronësi të njerëzve të ekspozuar politikisht ose ata me prejardhje kriminale, dhe gjetën disa modele. Kompanitë e Luksemburgut çojnë në pasuri të patundshme luksoze në të gjithë Evropën. Të dhënat në regjistrin e UBO-së të Luksemburgut tregojnë se vendi është një destinacion i preferuar për oligarkët, manjatët dhe mbretërit që kërkojnë të kapin disa nga pasuritë e paluajtshme më të shtrenjta të kontinentit. Njëra është përdorimi i Luksemburgut si një portë drejt Bashkimit Evropian për pasuritë që ishin mbajtur në parajsat fiskale më tradicionale, shpesh në Karaibe.
“Luksemburgu ka një funksion të rëndësishëm të lidhjes së biznesit jo-evropian me tregjet evropiane”, tha Markus Meinzer, studiues në Rrjetin e Drejtësisë së Taksave. “Investitorët jo-BE mund të investojnë para të pista në BE përmes Luksemburgut, pa taksa, në një mënyrë sekrete”.
Një përqindje e habitshme e kompanive me seli në Luksemburg janë filiale të kompanive të tjera të bazuara në parajsat e taksave. Ishujt Kajman, një territor britanik me vetëm 70 000 banorë, renditet i gjashti në listën e vendeve, kompanitë e të cilave kanë filiale në Luksemburg. Nuk është streha e vetme e taksave në listë: Ishujt Virgin renditen në vendin e 10-të, Panamaja në 16-tin dhe Qiproja në 17-in. Kështu, për shembull, tregtari i armëve Abdul Rahman el Assir transferoi aksione me vlerë 70 milionë dollarë nga Kuraçao në një kompani të Luksemburgut. Bolichicos – një grup biznesmenësh që u pasuruan falë kontratave me qeverinë e Venezuelës – thuhet se transferoi aksione me vlerë miliona nga Barbadosi në Luksemburg.
Më te mbërritur në Luksemburg, pasuritë nuk qëndrojnë gjatë aty. Në shumë raste, firmat në Luksemburg përdoren si mjet për kalimin e aseteve në vendet e tjera. Për shembull, kompanitë e Bolichicos në Luksemburg transferuan shuma të mëdha parash, ose në formën e investimeve ose kredive te kompani të tjera, në Spanjë dhe Gjibraltar.
“Ju e shihni që ka një sasi të madhe parash që kalon përmes Luksemburgut dhe që nuk ushqen ekonominë lokale,” tha Lim, zyrtari i BE. “Me fjalë të tjera, është e destinuar të shkojë në vende të tjera.”
Një model tjetër i zakonshëm është krijimi i një kompanie në Luksemburg për të investuar në pasuri të paluajtshme në vende të tjera, veçanërisht në Francë. Kjo është bërë pjesërisht për ruajtjen e sekretit dhe pjesërisht për të minimizuar taksat mbi pronësinë e pasurive të patundshme në vendet e tjera evropiane, të cilat mund të kenë diferenca të mëdha të taksave me Luksemburgun. Familja e Oleg Toni, një zëvendësshef i kompanisë hekurudhore shtetërore të Rusisë, kontrollon një perandori pronash në të gjithë Evropën përmes kompanive të Luksemburgut.
I dyshuari si bosi i mafias Maxim Lalakin dhe miliarderi ukrainas Rinat Akhmetov gjithashtu zotërojnë prona në të njëjtën mënyrë. Mohamed Najib Mikati, ish-kryeministri libanez, i cili ka qenë i implikuar në disa raste korrupsioni, është përfituesi i disa kompanive në Luksemburg, qëllimi i vetëm i të cilave është të mbajnë pasuri të paluajtshme në Francë. Manjati indonezian i letrës dhe vajit të palmës bleu fshehurazi ndërtesën historike të Mynihut për 350 milionë euro.
Sukanto Tanoto, i cili është quajtur lideri i shpyllëzimit në botë, përdori kompani në Luksemburg për të blerë të ashtuquajturin kompleksi “Ludwig”. Dhe Sukanto Tanoto, një manjat indonezian i cili është akuzuar për evazion fiskal dhe krime të shumta mjedisore, bleu fshehurazi një ndërtesë historike në Mynih për gati 350 milionë euro përmes një kompanie të regjistruar në Luksemburg. Sven Giegold, zëdhënës i të Gjelbërve Gjermanë në Parlamentin Evropian dhe anëtar i Komitetit për Politikën Ekonomike dhe Financiare, thotë se ka ende shumë boshllëqe, falë të cilave paratë zhvendosen jashtë BE-së pa taksa përmes Luksemburgut:
“Kur shikon strukturën, për shembull, pronësinë dhe të ardhurat nga pasuritë e patundshme në Evropë, shumë shpesh del një kompani në Luksemburg”, shpjegoi ai.
“Ju blini pronë në Gjermani, në Spanjë dhe paratë që fitoni në vend i kanalizoni në Luksemburg jashtë BE.”
“Është një vend ku dëshiron të jesh edhe nëse je kriminel”, shtoi ai.
Kjo është e vërtetë në rastin e të paktën një grupi të krimit të organizuar. Giuseppe Lombardo, një prokuror i lartë antimafia në Reggio Calabria, një bastion i ‘Ndrangheta, i tha partnerit italian të OCCRP IrpiMedia se Luksemburgu ishte bërë atraksion për mafien për shkak të perdeje të sistemit të saj financiar.
“Në atë vend ka sisteme financiare dhe “arka “diskrete që janë jashtëzakonisht tërheqëse për ata që kanë nevojë të mbledhin para të paligjshme dhe fonde jotransparente”, tha ai.
Një shtet që ta lehtëson punën?
Hetuesi italian, prokurorë dhe zyrtarë të tjerë në vende si Italia dhe Spanja, thonë se përpjekjet e tyre për të gjetur kriminelët në Luksemburg janë penguar nga bashkëpunimi më pak entuziast nga ana e autoriteteve atje, veçanërisht kur bëhet fjalë për të ndjekur flukset financiare. Hetuesit italianë i thanë OCCRP se ishte e vështirë për ta të ndiqnin paratë e Ndrangheta në Luksemburg për shkak të sekretit bankar dhe mungesës së transparencës.
Një zyrtar spanjoll që heton pastrimin e parave ndau të njëjtin opinion. “Luksemburgu ka vepruar si një “shtet lehtësues”, një lloj vendi që, me sjelljen e tij të mashtrimit eventual ose injorancës së qëllimshme, ka lehtësuar pastrimin e parave të kriminelëve dhe njerëzve të korruptuar nga i gjithë planeti,” tha ai.
Një tjetër prokuror spanjoll i tha OCCRP se mbeti i zhgënjyer nga paqartësia e zyrtarëve të Luksemburgut: “Ata lëvizin gjithnjë në skajin e mosbashkëpunimit. Duhet të jesh shumë preciz në atë që pyet, sepse nëse nuk e bën, ata të thonë se po kryen një hetim të mundshëm dhe ata nuk bashkëpunojnë. ”
“Shumë herë, vetëm avokati ose përfaqësuesi që regjistroi kompaninë e di se kush është pronari në të vërtetë”.
Ministria e Drejtësisë e Luksemburgut i kundërshtoi këto pretendime, duke thënë se vendi është “një partner konstruktiv dhe i besueshëm” dhe se ai ka bashkëpunuar me autoritetet jashtë vendit. Në fund të fundit, thonë ekspertët, asnjë vend nuk mund t’i japë fund krimit financiar i vetëm, pavarësisht sa ideale janë praktikat e tij. Zucman, profesori i Berkeley, tha se zgjidhja më e mirë do të ishte një regjistër publik në të gjithë Evropën që mbulon të gjitha format e pasurisë. Kjo do të lejojë autoritetet në vende të ndryshme të kenë informacion në një format të standardizuar.
“Duhet të jemi më ambiciozë,” tha ai.
Një mësim i madh nga historia e Luksemburgut është se ne duhet të bëjmë përparim drejt një regjistri financiar të BE-së. Ky do të ishte një mishërim konkret i nocionit të transparencës financiare
* Thika e Ushtrisë Zvicerane është një thikë xhepi me shumë maja (tehe). Termi u shpik nga ushtarët amerikanë pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të vështirësisë që kishin në shqiptimin e emrit gjerman që ajo kishte “Offiziersmesser”.