Pas Jeddah në Arabinë Saudite, së shpejti do të konkretizohet idea e organizimin të një tjetër gare ndërqytetase në Formula 1. Bëhet fjalë për në Miami të SHBA-së. Ditën e mërkurë, më 14 prill, do të zhvillohet një mbledhje e këshillit bashkiak të Miamit që do të japë “OK” për zhvillimin e kësaj gare në rrugët qytetase në shtetin e Floridas.
Kjo pistë është projektuar 5.6 km e gjatë, me një shpejtësi mesatare 230 km/orë. Tifozët dhe njerëzit në Miami e kanë mbështetur këtë projekt, pasi do të jetë një garë spektakolare dhe një event fantastik për këtë zonë. Ross Broën, një nga drejtuesit e Liberty Media, kompania që ka në pronësi Formula 1, duket i kënaqur nga ky projekt, që i ngjan pak a shumë pistës së Montreal në Kanada.
Një pjesë e pistës, ajo e garazhit, do të ndërtohet pranë stadiumit “Harod Rock Stadium”, ku zhvillon ndeshjet e saj skuadra e futbollit amerikan, Miami Dolphins. Aktualisht, Formula 1 zhvillon garat e saj në Amerikë vetëm në pistën teksane të Austin.
A look at the new @TheConcoursClub which installed our @FIA homologated debris fences last year.
The new facility has @F1 levels of circuit safety, featuring seven different configurations and asphalt designed for the hot and humid Miami climate. pic.twitter.com/F2FKHyf3wd
— Geobrugg Motorsport (@GeobruggM) March 10, 2020