Cilat janë 7 ushqimet më të mira që ulin sheqerin në gjak, dietë kjo e domosdoshme për të luftuar diabetin?
I gjeni të renditura më poshtë:
Perimet pa niseshte
Mbusheni pjatën me perime pa niseshte. Për njerëzit që janë të rrezikuar nga diabeti është e rëndësishme të rrisin dozën e perimeve. Perimet kanë në përmbajtje të lartë fibra dhe ujë, që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.
Perimet e gjelbra
Të gjitha perimet pa niseshte janë të mira, megjithatë ato me gjethe të gjelbra përmbajnë më shumë vlera ushqyese. Nga një analizë e bërë 6 studimeve të mëparshme, shkencëtarët britanikë zbuluan se konsumimi i 1.35 racione me perime të gjelbra lidhet me 14% më pak rrezik për zhvillimin e diabetit të tipit 2 krahasuar me konsumimin e vetëm 0.2 racioneve në ditë.
Frutat
Frutat janë të mira për njerëzit që rrezikojnë nga diabeti. Vetëm nuk duhet t’i konsumojnë në formën e lëngjeve ose smoothie.
Drithërat
Konsumimi i drithërave bën që nivelet e sheqerit në gjak të rriten më ngadalë pas një vakti dhe ulet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Fibrat tek drithëra ngadalësojnë procesin e tretjes së karbohidrateve , duke ulur kështu nevojën për insulinë. Drithërat përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese antioksiduese dhe antiinflamatore që mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit.
Thjerrëzat
Gjatë një studimi të publikuar tek revista Clinical Nutrition shkencëtarët ndoqën dietat e më shumë se 300 personave të cilët nuk shfaqen diabet për më shumë se 4 vite. Ata zbuluan se personat me konsumim të lartë të bishtajoreve, sidomos thjerrëzat, ishin më pak të rrezikuar nga diabeti. Zëvendësimi i gjysmë racione me vezë, bukë, oriz ose patatet me thjerrëzat çdo ditë ndihmon gjithashtu në uljen e rrezikut për zhvillimin e diabetit. Të gjitha llojet bishtajoreve, përfshirë këtu thjerrëzat, fasulet, bizelet etj, janë të pasura në fibra dhe janë një burim i mirë i proteinave.
Yndyrat e shëndetshme
Ashtu si karbohidratet, edhe yndyrat ndahen sipas dy kategorive: cilësi dhe sasi. Yndyrat e pangopura ndihmojnë në përmirësimin e rezistencës ndaj insulinës. Zgjedhja e burimeve të duhura, si frutat e thata, farat, vaji i ullirit, vaji kanosa dhe avokado, megjithatë duhet të keni kujdes me proporcionet, duke qenë se yndyrat janë shumë kalorike.
Proteinat e lehta
Proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Ato ngadalësojnë tretjen, kështu nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe ulen më gradualisht pas një vakti. Konsumoni proteina me bazë bimore, si fasulet dhe thjerrëaz, si dhe mish peshku dhe pule.