12.04.2021 - 17:41
Stafeta e zakonshme me flakën olimpike nuk do të kalojë në rrugët e Osakas, një prej qyteteve më të mëdha të Japonisë. Shkak është bërë rritja e infektimeve në këtë prefekturë dhe vendimit që ka marrë guvernatori i kësaj bashkie.
Ai ka anuluar të gjitha veprimtaritë deri në fund të prillit. Flaka olimpike do të kalonte në rrugët e Osakas më datat 13-14 prill, por tashmë kjo gjë nuk do të ndodhë dhe organizatorët janë të detyruar të ndryshojnë itinerar.
“Stafeta me pishtarin e flakës olimpike grumbullon njerëz në rrugë dhe në këtë moment kjo gjë duhet evituar”, – tha Hirofumi Yoshimura, guvernatori i Osakas. Lojërat Olimpike do të nisin në Tokyo në datën 23 korrik.