MENU
klinika

Ja pse vdiq e reja

Zbardhet dëshmia e mjekëve të Maternitetit ku humbi jetën 30…

13.04.2021 - 11:00

Mjekët e maternitetit të Fierit, ku në sallën e lindjes humbi jetën 30-vjeçarja kanë deklaruar se e reja vdiq si pasojë e një infarkti akut të miokardit.

Megjithatë, ata thonë se do të presin përgjigjen përfundimtarë të shkakut të vdekjes, që pritet të bëhet i ditur nga ekspertiza mjeko ligjore.

NGJARJA DHE AKUZAT E FAMILJAREVE

Të afërmit e gruas së re, Elisabeta Lamaj  ishin ata që bene publik lajmin duke hedhur akuza ndaj bluzave të bardha. Sipas tyre, e reja ka shkuar për të lindur dhe i është nënshtruar një operacioni cezarian. Operacioni shkoi mirë deri në një moment, por sapo është shpëtuar bebja, gruas i janë shfaqur komplikacione.

Mjekët mësohet t’u kenë thënë familjarëve se gruaja pësoi trombozë e vetëm pak minuta më vonë u kanë dhënë një tjetër njoftim, që vdekja e gruas erdhi për shkak të një ataku kardiak. Kjo kontradiktë për shkaqet e vdekjes së gruas ka bërë që familjarët të ngrenë dyshime për mjekim të gabuar të saj. Viktima është Elisabeta Lamaj, nga fshati Vlosht dhe e martuar në Drenovë të Re, në Ballsh. E ndjera ka edhe një vajzë 5 vjeçe dhe priste fëmijën e dytë, që fatmirësisht arriti të shpëtonte. Bashkëshorti i saj, Leonard Lamaj është punonjës policie në Burgun e Fierit. Ngjarja ndodhi të shtunën, ndërsa familjarët iu drejtuan dje Prokurorisë, nga e cila kërkojnë të nisin hetimet.

VIKTIMA

Nëna e re, e cila ka edhe një fëmijë tjetër 5 vjeç nuk ka shfaqur asnjë shqetësim tjetër më parë. Ajo e kishte planifikuar lindjen, pasi edhe fëmijën e parë e kishte lindur me operacion. Elisabeta Lamaj ishte nga fshati Vlosh i Fierit dhe ishte martuar në Drenovë të Mallakastrës.

Familjarët kanë deklaruar në Prokurori se duan që 30-vjeçares t’i bëhet ekspertiza mjekoligjore, për të mësuar shkakun real që solli vdekjen e saj. Pas marrjes së denoncimit, Prokuroria e Fierit ka nisur punën për të hetuar shkaqet e vërteta të vdekjes së sallën e lindjes të gruas së re. Po ashtu, pritet që një grup mjekësh nga Tirana të këqyrin trupin e pajetë të viktimës. Ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së 30- vjeçares, Elisabeta Lamaj.

Pas kallëzimit që kanë bërë për neglizhencën e mjekëve, familjarët shprehen se bluzat e bardha në Maternitetin e Fierit, fillimisht u kanë thënë se Elisabeta ka pësuar trombozë, ndërsa më pas u kanë thënë se ka pësuar atak kardiak. “Mjekët na kanë dhënë dy versione. Mjekët thanë në fillim se pësoi trombozë dhe më pas thanë se pësoi atak”, janë shprehur prindërit e viktimës dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si gardian në burgun e Fierit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Një herë na thanë trombozë, pastaj nga ataku”

Familjarët e 30-vjeçares që vdiq në sallën e lindjes kallëzojnë…


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier