MENU
klinika

Dendias nesër në Ankara

Mediat në Athinë: Taktika greke me vizitën e ministrit në Turqi

13.04.2021 - 13:09

Pas një krize me Turqinë, e cila zgjati gati një vit Athina zyrtare ka ndërmarrë lëvizjen e fundit. Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë nesër Ankaranë për të takuar homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu.

Siç raportojnë mediat greke, takimi i Dendias me Çavusoglu vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Ankarasë me Brukselin janë prishur.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me Turqinë duke mos u pajtuar,” i tha gazetës Protothema një zyrtar i lartë qeveritar në prag të vizitës së ministrit të jashtëm në Ankara.

Zyrtarët diplomatikë të përfshirë në përgatitjen për bisedimet midis Dendias dhe Çavusoglu në Ankara të mërkurën nuk hezitojnë të thonë se “pajtimi me Turqinë është shumë larg”.

Në një kohë kur marrëdhëniet midis vendeve të rajonit në Mesdheun Lindor po riorganizohen, një çështje e madhe është se si turqit e shohin veten dhe si do të formësohen marrëdhëniet e Erdogan me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i SHBA Joe Biden nuk e ka fshehur qëllimin e tij për të ushtruar presion ndaj Ankarasë për t’u larguar nga boshti i krijuar me Moskën dhe kërcënimin e sanksioneve për ta mbajtur Turqinë të ankoruar në kampin perëndimor. Në të njëjtën kohë, diplomatët amerikanë po i kërkojnë qeverisë greke të ulet për një dialog me qeverinë Erdogan.

Taktika greke me vizitën e Dendias në Turqi:

“Nuk ka asnjë arsye pse ministri i jashtëm nuk duhet të bëjë një vizitë në Turqi. Nëse ne presim që gjërat të qetësohen dhe të restaurohen plotësisht, vizita nuk do të ndodhë kurrë,” tha një zyrtar qeveritar kur u pyet nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me përshtatshmërinë e bisedimeve që do të mbaheshin në Ankara të Mërkurën.

Për javën e kaluar, Ministri i Jashtëm grek me zyrtarët përkatës, bashkëpunëtorët e tij dhe Zyra e Kryeministrit kanë përgatitur rresht për rresht çdo minutë të vizitës së tyre në Turqi.

Mediat greke shkruajnë për nga një takim midis dy ministrave që do të dalë mirë në skenarin tjeyër hipotetik se gjërat mund të shkojnë keq.

Përveç kësaj, në çështjet politike, në dialogun politik Dendias-Çavusoglu, mund të ngrihen të gjitha çështjet me interes dypalësh: nga pretendimet turke për pakicën myslimane në Traki, mënyra se si zgjidhen myftinjtë, xhamitë në Greqi e deri tek çështja të ushtrisë turke që iku pas grushtit të shtetit 2016, dhe nga ana tjetër Erdogan, i cili nuk duket se është i bindur se vendimi i drejtësisë greke për të mos ekstraduar tetë ushtarët e arratisur turq është një çështje e të drejtave të njeriut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i kryediplomatit për Turqinë: Të respektojë…

Zgjerimi me 12 milje/ Dendias: Marrëveshja me Italinë ishte katalizatori