MENU
klinika

Miratohet marrëveshja për blerjen e “Sputnik V”!

Shqipëria gati për marrjen e vaksinës ruse

13.04.2021 - 15:04

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar marrëveshja për blerjen e vaksinës ruse kundër Covid-19 “Sputnik V”.

Vendimi është publikuar pak minuta më parë në fletoren zyrtare.

“Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi”, theksohet në fletoren zyrtare.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimi i tekstit të marrëveshjes

Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi.

Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaccine” LLC nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.