MENU
klinika

Humbin jetën 5 persona

Ministria nxjerr shifrat e fundit: Dyfishim i rasteve të reja me Covid

13.04.2021 - 16:16

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i tak situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Janë kryer gjithsej 2862 testime nga të cilat rezultuan 234 raste të reja, gati dyfish krahasuar me dje që ishin 125 raste të reja.

Sot në vendin tonë janë regjistruar 5 humbje jete në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastër, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  3 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 78 – 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

 Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Prill 2021)

Raste të reja ditore        234

Të shëruar në 24 orë     634

Të shtruar në spitale      192

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                2862

Testime totale            594,452

Raste pozitive             128,752

Raste të shëruara        98,903

Raste Aktive                 27,523

Humbje jete                  2,326

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19673

Fier      2361

Durrës  1161

Gjirokastër  1122

Shkodër  932

Korçë   726

Vlorë     572

Dibër    341

Kukës    315

Elbasan  215

Berat    56

Lezhë     49

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.