MENU
klinika

Nuk deklaron aktivitetet në faqen zyrtare

KQZ gjobit kreun e bashkisë së Vorës. Ja sa është shuma

14.04.2021 - 12:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të gjobisë me 10 mijë lekë, kryetarin e bashkisë së Vorës për mos publikim të aktiviteteve në faqen zyrtare të bashkisë.

Pas informacioneve të kërkuar nga KQZ tek Agjencia Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, ky institucion ka deklaruar se faqja është aktive dhe problemi qëndron tek shërbimet brenda bashkisë.

Edhe përfaqësuesi i LSI, forca politike që ka bërë denoncimin është dakord me përgjigjen e AKSHI-t.

Në përfundim, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se pas administrimit të provave u vendos që kryebashkiaku i Vorës të dënohej me gjobën 10 mijë lekë.

“E konsideroj të mbyllur shqyrtimin e hetimit administrativ dhe përsa është referuar në këtë shqyrtim dhe bazuar në provat e administruara, KQZ vendos sanksionin administrativ me gjobë ndaj zotit Gentian Picari, kryetari i Bashkisë Vorë në shumën e 10 mijë lekëve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në KAS brenda 3 ditëve nga publikimi i këtij vendimi”, tha Celibashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Po shkelet Kodi Zgjedhor në favor të PS”

Anëtarja e Komisionit Rregullator në KQZ kërkon seancë dëgjimore…