MENU
klinika

Ja çfarë duhet të dini për votimin

Pyetjet më të shpeshta për zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi jep përgjigje

15.04.2021 - 15:29

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Ilirjan Celibashi ka ndarë me në rrjetet sociale disa nga pyetjen që bëhen më së shumti për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në postimin e tij, Celibashi shkruan se në këto zgjedhje do të ketë vetëm një fletë votim. Ai gjithashtu shkruan se duhet të vendosësh shënjën X, ose +, për të votuar dhe se çdo shënim tjetër mundet ta bëj ta pavlefshme fletën e votimit.

PYETJE/PËRGJIGJE TË SHPESHTA PËR FLETËN E VOTIMIT

1) Me sa fletë votimi do të votohet në zgjedhjet e datës 25 prill 2021?

Në këto zgjedhje do të votohet vetëm me një fletë votimit.

2) Çfarë përmban fleta e votimit?

Në fletën e votimit janë të shënuara emrat e subjekteve zgjedhore (parti politike, koalicione ose kandidatë të pavarur), dhe në secilin rresht ku është shënuar emri i subjektit zgjedhor janë të shënuar në vazhdim numrat e kandidatëve të atij subjekti sipas renditjes në listën e dorëzuar në KQZ.

3) Si duhet të plotësohet fleta e votimit që ajo të jetë e vlefshme?

Në kuadratin e bardhë përbri logos së subjektit zgjedhor (parti/koalicion), ose sipas rastit kur zgjedh edhe kandidatin, duhet të vendosësh shënjën X, ose +. Çdo shënim tjetër mundet ta bëj ta pavlefshme fletën e votimit.

4) Si duhet të votoj që vota ime të jetë e vlefshme?

Ti mundet të votosh vetëm në një nga tre mënyrat:

a. Ti mund të votosh vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votosh për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor;

b. Ti mund të votosh për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votosh vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti. Në këtë rast vota i shkon subjektit zgjedhor. Është gjithashtu votë edhe për kandidatin e atij subjekti;

c. Ti mund të votosh vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati.

5) A mund të votoj për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër?

Jo, nuk mundesh.

6) A mund të votoj për dy subjekte zgjedhore?

Jo, nuk mundesh.

7) A mund të votoj për dy kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor?

Jo, nuk mundesh.

8) A mund të votoj dy kandidatë të dy subjekteve të ndryshëm?

Jo, nuk mundesh.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është bashkuar gjitashtu me deklaratën e bërë nga Ipeshkvijtë e Kishës Katolike të Shqipërisë, kundër shit-blerjes së votës.

Përmes një shkrimi në “Twitter”, Celibashi i bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime e të shprehin vullnetin e lirë e të pandikuar.

“I bashkohem apelit të Ipeshkvijnjve të Kishës katolike tё Shqipërisë dhe
@DomGjergji
kundër shitblerjes së votës dhe praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve. Qytetarë! Merrni pjesë, shprehni vullnetin TUAJ të lirë dhe të pandikuar. VOTONI!”, shkruan Celibashi.

  • foto galeri

 

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin