MENU
klinika

Shpërthimi në Mamurras

Kush është biznesmeni që i vendosën tritol?

16.04.2021 - 09:17

Një sasi eksplozivi shpërtheu në oborrin e një banese në Mamurras të Kurbinit. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 45 minuta të së enjtes, ndërsa objekt i sulmit me lëndë plasëse ishte banesa e biznesmenit Shpëtim Ndreca.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet sasi dhe lloji i lëndës shpërthyese, por policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethaneve dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Shpëtim Ndreca rezulton të jetë vëllai i një ish-prokurori, ndërsa është pronar e një fabrike mielli dhe një stalle derrash pranë baneses së tij.

Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqëndruar tek ndonjë konflikt që mund të ketë pasur Ndreca gjatë kohëve të fundit apo dhe në të kaluaren e tij.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë policinë në identifikimin e autorit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin