Edhe pse prej vitesh është tërhequr nga futbolli aktiv dhe tashmë Christian Vieri është në moshën 45-vjeçare, sërish ish-bomberi italian është pjesë e mediave.
Shesh, ai bëhet protagonist me bëmat e tij, tashmë jashtë fushës së blertë, por këtë herë nga ish-sulmuesi vjen një lajm i mirë. Christian Vieri do të bëhet baba për herë të parë.
Dhe 45-vjeçari mezi po pret që të mbërrijë në jetë vajza e tij. “E gjitha familja jonë u çmend kur dëgjoi për pritjen e ëmbël. Nuk mund të pres derisa ajo të lindë. Ka mbetur edhe një muaj,” rrëfeu Christian.
Vieri në një intervistë për “Verissimo” është shprehur se do të jetë në sallën e lindjes në momentin që bashkëshortja e tij Costanza Caracciolo, 28-vjeç, të lindë foshnjen.
“Është një eksperiencë e fortë, por do të jem atje,”-tha ai.