MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilët janë faktorët që pengojnë imunitetin?

16.04.2021 - 10:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilët janë faktorët që pengojnë imunitetin?

Mjeku:  Faktorë frenues të imunitetit janë rrezatimit jonizuese,
substancat kimike, disa ilaçe imunosupresore.

Sintetizimi i antitrupave ndryshon në bazë të antigenit ( mikroorganizmit sulmues)
Antitrupat dhe antigjeni bashkëveprojnë si kyçi me çelësin. Forcat molekulare të përfshira janë të dobëta dhe jo specifike – për shembull forcat elektrostatike, lidhjet hidrogjenore etj
Kjo do të thotë që lidhja midis antitrupave dhe antigjenit është e kthyeshme, dhe afiniteti i antitrupave ndaj një antigjenit është relativ sesa absolut. Lidhja relativisht e dobët gjithashtu do të thotë që është e mundur që një antitrup të reagojë në mënyrë të kryqëzuar me antigjene të ndryshëm të afiniteteve të ndryshme relative.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.