Për të gjithë ata që shtuan peshë gjatë pandemisë ka një lajm të mirë. Xhinset e ngushta nuk janë më në modë! Drejtori i Përgjithshëm i “Levi Strauss & Co”, Chip Bergh tha për CNBC se:
Konsumatorët po i largohen trendit frymëzues të dekadës së kaluar. Ciklet vijnë e shkojnë. Unë mendoj se pandemia patjetër që luajti një rol kontribues për konsumatorët që kërkojnë xhinse më të rehatshme, më relaksuese.
Sipas Bergh, shitjet u shtuan pas paraqitjes së një modeli të ri xhinsesh të zgjeruara nga poshtë-lart dhe një stili të dytë që ishte me një formë më të lirshme dhe bel lart.
Cikli i fundit i vërtetë i xhinseve u drejtua nga xhinset e ngushta, që zgjati rreth 10 vjet.
Bergh nuk është gati të “vras” pamjen e xhinseve të ngushta, por thotë se tani ekziston një “kërkesë shumë e fortë” për xhinse më të lirshme, si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat.
Rikujtojmë, se vera po afron dhe është stina më e preferuar e shumë njerëzve, pasi gjatë kësaj stine mund të zhvillohen një mori aktivitetesh. Janë pushimet verore, ushqimet egzotike, qëndrimi gjatë orëve të vona që e bëjnë stinën e verës të jetë më e veçantë dhe më me gjallëri se sa stinët e tjera të vitit.
Me siguri keni filluar të kërkoni për rrobat e banjës. Markat më të famshme po ju presin që ju të vendosni dhe të bëni tuajat modelet më të bukura për këtë sezon vere.