17.04.2021 - 07:30
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot video nga projekti për ndërtimin e një porti të ri në Durrës, dhe zonës përreth nga kompania EMAAR Group.
Kjo e fundit do të investojë në këtë qytet 2 miliardë euro. Kreu i qeverisë shqiptare, pas prezantimit zyrtar dje në Durrës të këtij projekti, ka dashur që ta ndajë me publikun edhe në rrjetet sociale.
Siç shihet edhe në pamje, bëhet fjalë për një investim të madh, ku do të ketë përveç portit, qendra pushimi dhe argëtimi për qytetarët, pedonale si dhe ndërtesa moderne.
(BalkanWeb)