MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Çfarë nënkupton vonesa e ciklit menstrual për më shumë se 1 muaj?

18.04.2021 - 10:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë nënkupton vonesa e ciklit menstrual për më shumë se 1 muaj?

Mjeku:

Cikli menstrual është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror dhe mbart informacione shumë të rënëdishme për shëndetin. Vonesa e tij mund të sjellë dy reagime që i kundërvihen njëra-tjetrës: gëzim, por edhe ankth pasi gjëja e parë që ju shkon ndërmend është ndonjë shtatzëni e mundshme. Ky është një fakt që duhet çmitizuar pasi vonesa dhe parregullsia e ciklit menstrual nuk lidhet gjithmonë me shtatzëninë, por vjen si rrjedhojë e gjendjeve të mëposhthme:

-Stresi: problemet e punës ose familjes mund të ndikojnë në shumë aspekte të jetës, duke përfshirë edhe ciklin menstrual. Në periudha të një presioni të veçantë, në fakt, ekziston një çekuilibër hormonal kalimtar i shkaktuar nga faktorët psikologjikë.
-Mbipesha: mbipesha mund të kushtëzojë ekuilibrin hormonal dhe, rrjedhimisht, të përcaktojë parregullsinë (ose edhe mungesën) e ciklit menstrual.
-Nënpesha: që në raste ekstreme rezulton me anoreksi – është një faktor që mund të rrezikojë të gjithë organizmin, përfshirë edh e sistemin riprodhues. Normalizimi i peshës shpesh është i mjaftueshëm për të rregulluar ciklin menstrual.

– Gripi ose sëmundjet e përkohshme: të dy rastet mund të çojnë në një vonesë të ciklit. Prandaj, sapo të shëroheni, cikli menstrual rishfaqet rreth pesëmbëdhjetë ditë pas ovulimit.
-Problemet endokrine: një problem i tiroideve mund të ndikojë në funksionimin e vezoreve, duke shkaktuar një vonesë në ciklin menstrual. Në këtë rast, është e nevojshme të kryhet një vlerësim specifik endokrinologjik dhe disa teste të gjakut për të filluar terapitë e synuara.
-Menopauza: momenti kur një grua hyn në menopauzë, trupi i saj pushon të ovulojë dhe për këtë arsye të jetë pjellore. Kjo është një situatë krejtësisht e natyrshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN