Gara e dytë sezonale në Formula 1, ajo e Imola-s në Itali, u fitua nga Max Verstappen i Red Bull, duke dominuar të gjithë garën. Por ishte një aksident i frikshëm për Bottas dhe Rusell në mes të garës.
Në vendin e dytë u klasifikua Leëis Hamilton me Mercedes, ndërkohë që në podium u ngjit edhe Lando Norris me McLaren, i treti. Një garë spektakolare kjo e zhvilluar në pistën e Imola, që nisi në një pistë të lagur për shkak të shiut, çka bëri që makina e sigurisë të hyjë dy herë në pistë.
Gara u ndal në xhiron e 34-t pas një aksidenti të frikshëm mes Bottas e Russell, duke e bërë edhe më interesante fundin e saj. Triumfi i Verstappen ishte i merituar, që bëri një garë të mirë, duke mos e lëshuar kreun edhe kur gara rinisë pas xhiros së 34-t.
A flawless drive from Max! 👌#ImolaGP 🇮🇹 #F1 pic.twitter.com/ZFnjOri5NA
— Formula 1 (@F1) April 18, 2021
Gjithsesi, piloti që pati më shumë fat nga kjo garë është Hamilton. Ai doli jashtë piste dhe e dëmtoi makinën në xhiron e 33-të, por ndërprerja e garës i dha atij mundësi të rikuperojë gjithçka.
Një garë e mirë edhe për Ferrarin, që u rendit në vendet 4-5 me dy pilotët e saj, Charles Leclerc e Carlos Sainz, duke tentuar deri në fund podiumin, por pa sukses.
Një garë që zgjati dy orë dhe që dhuroi shumë emocione, padyshim një nga më të bukurat e viteve të fundit. Lewis Hamilton kryeson renditjen e përgjithshme për pilotë pas kësaj gare me 44 pikë, një më shumë se Max Verstappen, ndërsa i treti ndodhet Lando Norris.