MENU
klinika

Mbrojtësit e shëndetit!

Çfarë janë kundëroksiduesit?

27.10.2018 - 13:01

Kundëroksiduesit janë substanca që mbrojnë indet, qelizat, proteinat dhe bashkëzimet e tjera nga veprimi shkatërrimtar i oksigjenit.

P.sh. kur trupi djeg yndyrat dhe karbohidratet, ai krijon molekula të ndërmjetme me oksigjeni, që quhen radikale të lira. Këto mund t’i dëmtojnë substancat e trupit ose pjesët e qelizave dhe mendohet se marrin pjesë në krijim e kancerit, sëmundjeve të zemrës, artritit dhe gjendjeve të tjera shëndetësore.

Radikalet e lira dhe agjentët oksidues po ashtu vijnë edhe nga jashtë (mjedisi) dhe ka mundësi që të jenë në përbërje të shumë ushqimeve.

Shprehja kundëroksidant (antioksidans) shpesh përdoret për të shënuar vitaminën C, E, Karotetin-Beta, seleniumin dhe magnezin.

Të gjitha së bashku, antioksidantët, mineralet, fijet ushqimore dhe substancat fitokimike, që gjenden në fruta dhe perime, tashmë dihet se parandalojnë shumë sëmundje kronike.

Studimet tregojnë se vitamina E, e marrë nga ushqimi, mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes Alzheimer. Mirëpo për shumë kundëroksidantë të tjerë, ky veprim është i paqartë.

Është e rëndësishme që në dietën tuaj ushqimore të përfitoni sa më shumë nga vitaminat e lartpërmendura që luajnë një rol të madh si antioksidant, duke mbrojtur organizmin tuaj në mënyrë natyrale edhe nëpërmjet frutave.

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?