MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më ka dalë eritrosedimenti 35. A duhet të shqetësohem?

19.04.2021 - 08:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pershendetje. Jam 33 vjece dhe kam bere analizat me shqeteson fakti se eritrosedimenti me ka dale 35. A duhet te shqetesohem?

Mjeku: Ajo cka konstatova eshte si me poshte (pasi pashë analizat):

– antistreptolizinat Jane te larta cka flasin per infeksion te bajameve. Kjo shpjegon sedimentin e larte (I cili ka filluar te ulet ne analizen e dyte). Nese antibiotikun e keni mbaruar prej 7 ditesh, atehere ju rekomandoj kulture fyti per streptokok betahemolitik ne menyre qe te programohen trajtimet me penicillin ne vazhdim.

Ju nevojitet mjekim me antibiotike sipas antibiogrames se kultures se fytit prape dhe perseritja e ERS dhe antistreptolizinat pas tij.

– Prania e epiteleve ne urine me Ben te Mendoj per infeksion vaginal. Per mua ju ndoshta keni te shtuar te bardhat (NGA komunikimi gjinia juaj mu duk femer, ju lutem me korigjoni ne e kam gabim).
Ndoshta ju eshte shtuar myku vaginal NGA perdorimi I antibiotikeve. Gjithsesi keni nevoje per mjekim me ovula intravaginale.

Shpresoj tju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese ju nevojitet ndonje gje tjeter.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN