19.04.2021 - 08:05
PD me aleatët vijojnë të ruajnë Kukësin edhe në sondazhin e fundit të Piepolit 1 javë para zgjedhjeve të 25 prillit.
PD me aleatët pritet të marrin 2 mandate dhe një të shkojë për PS, nga 3 deputet që nxjerr gjithsej qarku i Kukësit për t’i përfaqësuar në Kuvend.
Nëse do të votohej sot, PS do të merrte 36-40 % të votave dhe PD me aleatët 54-58 % të votave.
Ndërsa partitë e tjera si LSI apo ajo e Jozefina Topallit nuk arrijnë të marrin mandate në këtë qark.