MENU
klinika

Detaji që nuk u vu re

Çfarë shkruhej në shënimin e fundit të Mbretëreshës?

19.04.2021 - 08:41

Mbretëresha Elizabeth bëri një gjest të dashur për burrin e saj prej 73 vjetësh, duke vendosur një shënim bashkë me kurorën e luleve mbi arkivolin e Dukës së Edinburgut gjatë funeralit të tij dje. Ishte i paqartë të lexohej i gjithë shkrimi megjithatë shihej se ajo e nënshkroi me pseudonimin “Lilibet” – një emër me të cilin i flisnin në fëmijëri.

Por Princi Philip mendohet të ishte personi i vetëm që vazhdonte ta thërriste me këtë emër.

Ndërsa kurora përmbante zambakë të bardhë, trëndafila të vegjël të bardhë, freesia të bardha, lule dylli të bardha dhe jasemin.

Pallati nuk pranoi të komentonte mbi detajet personale të letrës, duke thënë se “është private”.

Gjatë varrimit, mbretëresha mbajti zi për burrin e saj, duke ulur vetëm në një stol të kishës St.George.

Në përputhje me udhëzimet pandemike, Mbretëresha dhe pjesëmarësit e tjerë kishin maska në fytyrë dhe ruanin distancën.

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat