MENU
klinika

Stil jetese!

Çfarë të bëni për një shëndet të mirë mendor!

27.10.2018 - 09:55

Tashmë dihet se ekziston një lidhje e fortë ndërmjet formës së mirë fizike dhe shëndetit mendor. Aktiviteti fizik është një mënyrë shumë e mirë për çlirimin e njeriut nga stresi.

Bazuar në shumë hulumtime është mësuar se njerëzit me aktivitet fizik, lodhen më pak, janë më të relaksuar dhe më produktivë në punë, më të kënaqur me paraqitjen e tyre të jashtme dhe me më shumë vetëbesim në vetvete.

Aktiviteti i rregullt fizik ofron shumë përfitime të rëndësishme psikologjike dhe psikosociale, siç janë:

1. Zvogëlimi i stresit mund të shfaqet si tension, ankth ose si rrahje të shpeshta të zemrës. Shenja të tjera mund të përmendim pagjumësinë, djersitja e madhe dhe të ushqyerit më shumë seç duhet.

Aktiviteti fizik është efektiv në menaxhimin e stresit sepse:

• largon përkohësisht nga faktorët që mund të shkaktojnë stres në jetën e përditshme;

• shton humorin duke rritur relaksimin dhe vetëbesimin;

• zvogëlohen emocionet negative dhe ul shkallën e mendimit të problemeve.

2. Vetëbesimi mund të shtohet nga arritja e rezultatit të dëshiruar në një aktivitet fizik. Përmirësimet e koordinimit, tonusit muskulor, qëndrimit të trupit dhe pamjes së fytyrës, i ndihmojnë njerëzit që të ndihen më mirë me veten.

3. Zvogëlimi i ankthit dhe depresionit: është zbuluar se aktiviteti i rregullt fizik është mënyra më e dobishme për kundërvënien ndaj depresionit të lehtë. Gjatë kryerjes së aktiviteteve fizike, lirohen më shumë endofrina, të cilat mund të çojnë në një gjendje me humor, oreks dhe mirëqenie.

4. Përfitimet sociale: aktiviteti fizik që zhvillohet me shoqërinë. me pjesëtarët e familjes, ose si anëtar i një ekipi, mund të fuqizojë lidhjet shoqërore dhe ofrojnë marrëdhënie të reja, që ndikojnë në shëndet të mirë psikologjik.

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?