Në një deklaratë të gjatë, FIFA, organi më i lartë i futbollit botëror, del kundër projektit të ri, që përfshin 12 klube të mëdhenj europianë:
“FIFA mund të shprehë vetëm mosmiratimin e saj për një ligë të separatistëve europianë të mbyllur, jashtë strukturat ndërkombëtare të futbollit.
Në dritën e kërkesave të shumta nga media dhe siç u tha tashmë disa herë, FIFA dëshiron të sqarojë se mbetet fort në favor të futbollit solidar dhe një modeli të rishpërndarjes së drejtë të burimeve që mund të ndihmojnë në zhvillimin e futbollit si sport, veçanërisht global.
Zhvillimi i futbollit global është misioni kryesor i FIFA-s. Sipas mendimit tonë, dhe në përputhje me statutet tona, çdo garë futbolli, qoftë kombëtare, rajonale apo globale, duhet të pasqyrojë gjithmonë parimet themelore të solidaritetit, gjithëpërfshirjes, integritetit dhe rishpërndarjes së drejtë financiare.
Për më tepër, organet drejtuese të futbollit duhet të përdorin të gjitha mjetet ligjore, sportive dhe diplomatike për të siguruar që ajo të mbetet e tillë. Në këtë kontekst, FIFA mund të shprehë vetëm mosmiratimin e saj për një ligë separatiste europiane të mbyllur, jashtë strukturave të futbollit, e cila nuk respekton parimet të përmendura më lart.
FIFA është gjithmonë sinonim i unitetit në futbollin botëror dhe fton të gjitha palët e përfshira në diskutime të nxehta të ulen në një dialog të qetë, konstruktiv dhe të ekuilibruar për hir të lojës dhe në frymën e solidaritetit dhe drejtësisë. FIFA, natyrisht do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të kontribuar në një rrugë harmonike drejt së ardhmes në interes të futbollit.”