Lëreni mënjanë humorin e keq të ditëve të kaluara! Tashmë ka ardhur momenti që të shikoni përpara dhe të prisni mundësitë që do ju ofrohen. Megjithatë duhet të mbani parasysh se për të pasur rezultate të mira, nuk mjafton mbështetja e yjeve, por duhet vendosmëria juaj.
Duhet të tregoheni pak të durueshëm, pasi qysh nga dita e premte gjërat do të shkojnë shumë më mirë. Do të keni shumë dëshirë për të dashuruar, për të qëndruar me të tjerët dhe për të buzëqeshur. Kjo javë ju sheh një prej shenjave më të favorshme.
Kjo e premte do ju gjejë nervoz dhe aspak në humor, ndaj do të ishte mirë që të shmangnit konfliktet dhe polemikat, sidomos në punë. Nuk jeni të sigurtë për atë që doni. Në dashuri diçka ju shqetëson, ndaj mundohuni të sqaroheni, por duke shmangur konfliktet.
Keni nevojë për qetësi, por duket se ankthi dhe tensioni nuk ju lënë të qetë, sidomos sa i takon çështjeve ekonomike. Duhet të tregoni më shumë kujdes për ndjenjat, të cilat po i lini pas dore për shkak të problemeve të jashtme.
Kjo e premte do ju gjejë të mbushur me energji pozitive, sidomos lidhur me punën dhe karrierën. Do të shihni rezultate të mira, si fryt i përkushtimit tuaj. Vetëm në dashuri do të ketë diçka që nuk shkon. Duhet të bëni qartësi dhe nëse tregoni kujdesin e duhur, do ia dilni më së miri.
Keni nevojë të jini të qetë, pasi në të kundërt nervozizmi shoqëruar me problemet fizike mund t’iu hapë probleme. Mundohuni që të shkarkoni stresin dhe të gjeni momente paqeje, duke u larguar nga njerëzit negativ. Gjërat do të zgjidhen gradualisht.
Në dashuri do të keni disa dyshime. Ndoshta druani se njeriu i zemrës nuk ka ndjenja shumë të sinqerta ndaj jush, ose sepse nuk iu përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Keni nevojë për qartësi për të parë se si janë gjërat. Situatat mund të zgjidhen vetvetiu, ndaj mos i sforconi gjërat.
Parashikohet një ditë mjaft pozitive gjatë së cilës do të ndiheni të relaksuar dhe larg stresit dhe konfliktet e ditëve të kaluara. Do të jeni të mbushur me energji dhe ky rikuperim do të ndikojë pozitivisht edhe në trupin tuaj. Përfitoni nga kjo periudhë e favorshme për të vepruar.
Do të jetë një ditë mjaft pozitive ku gjërat që dukeshin se nuk ecnin do të marrin drejtim mjaft interesant. Do të përjetoni emocione të bukura, ndaj lëreni veten të lirë për të shijuar çdo moment.
Do të jeni disi të tensionuar, sidomos në dashuri. Nëse raporti në çift është në krizë, mund të analizoni situatën me shumë kujdes në mënyrë që të shmangni polemikat. Bëni qartësi me veten tuaj, merrni vendimin që ju përshtatet, pa u bërë pishman. Kjo pasi situata tërhiq e mos lësho, ju ka lodhur.
Ndikimi tranzit i Uranit, nuk do të jetë shumë pozitiv. Ndonëse shenja jua është revolucionare, të gjitha të rejat që do të vijnë, do ju turbullojnë. Mundohuni që të merrni më të mirën nga çdo gjë, pasi do të ketë shumë gjëra pozitive. Do të hasni edhe probleme ekonomike, të cilat kërkojnë zgjidhje. Duhet të jeni të matur edhe me shpenzimet.
Dita nuk do të jetë në ritmin e duhur, por përmirësimi do të nisë qysh nga e enjtja, ndaj mos u shqetësoni shumë. Mundohuni vetëm që të pushoni pak më shumë. Parashikohen zhvillime dhe projekte të reja të cilat premtojnë rezultate të favorshme. Mos i braktisni ëndrrat, pasi shumë shpejtë mund ti ktheni në realitet.