MENU
klinika

COVID-19

Pfizer “hap thesin”, zemërgjerë me vendet e Bashkimit Europian, 100 milionë doza vaksinë shtesë

20.04.2021 - 07:06

Kompania BioNTech dhe Pfizer do të furnizojnë Bashkimin Europian me 100 milionë doza vaksinë.

“100 milionë dozat shtesë… do të ndihmojnë më tej për të mbështetur përshpejtimin e fushatave të vaksinimit përgjatë BE-së”, tha Sean Marett, Shefi i Biznesit dhe Zyrtari Kryesor i Tregtisë së BioNTech.

Sipas CNN, BioNTech do të rritë numri ne përgjithshëm të dozave të furnizuara në BE në 600 milionë.

“Tani synojmë të shpërndajmë një total prej 600 milionë dozash në BE këtë vit, që mbulon dy të tretat e popullsisë së unionit dhe përfaqëson marrëveshjen më të madhe kumulative te furnizimi që ne kemi rënë dakord deri më tani globalisht”, shtoi Marett.

Ndërkohë që ditën e djeshme komisioneri I BE-së, Thierry Breton tha se ka besim te BioNTech-Pfizer për shkak të furnizmeve të tyre të vazhdueshme të vasëkinave.