MENU
klinika

"Gjithë jetën, çdo ditë"

Kjo është pyetja që nuk e lë rehat Arbana Osmanin!

20.04.2021 - 09:17

Me siguri edhe ju futeni në grupin e personave që qoftë edhe njëherë të vetme i kanë bërë moderatores Arbana Osmani pyetjen një milion dollarëshe:

Kur do të nisë “Big Brother”?

Pavarësisht shqetësimeve të shumta, ngjarjeve të mëdha që ndodhin në vend, shqetësimi për realityshow-n qëndron gjithmonë aty, i palëkundur.

Për vite me radhë pas përfundimit të “Big Brother”, publiku shqiptar i është drejtuar moderatores së spektaklit me këtë pyetje, e cila i është bërë tashmë fare e zakonshme Arbanës.

Teksa realizonte një “mini-intervistë” me ndjekësit e saj në InstaStory, dikush e pyeti sërish Arbanën: “Kur fillon BB?”

“O zot, gjithë jetën, çdo ditë”- shkroi Arbana duke qeshur.

Në fakt, s’ka ende një plan konkret për këtë reality-show që çmendi dikur shqiptarët, ndaj moderatorja s’ka ditur si t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

Më herët, u tha se “Top Channel” do ta rikthente këtë vit formatin, kësaj here në moderimin e Luana Vjollcës. Më vonë u përfol sërish se në krye të “Big Brother” do të ishte Arbana, por gjithçka mbeti vetëm aludim.

Megjithatë, shqiptarët në merak për “Big Brother” duket se s’do të ndalen së pyeturi Arbanën për emisionin e tyre të preferuar, që s’dihet nëse do të kthehet sërish në ekran.