MENU
klinika

Votimi i partisë

Zgjidhet kandidati që do të pasojë Merkelin

20.04.2021 - 10:25
Udhëheqja e Partisë Kristian Demokrate e kancelares gjermane Angela Merkel vendosi të mbështesë Armin Laschet si kandidatin e bllokut konservator për kancelar në zgjedhjet e ardhme federale.

Sipas zëdhënësit të CDU-së, Laschet u mbështet nga 31 anëtarë të bordit kombëtar ndërsa nëntë vetë votuan rivalin e tij, Markus Soeder, kreun e Bashkimit Kristian Social. Në votimin e kryer të hënën vonë, pati gjashtë abstenime pas gjashtë orë debatesh.

Tradicionalisht blloku konservator CDU/CSU, që tani është në koalicion me Social Demokratët, zgjedhin një kandidat për kancelar. Por këtë vit të dy kryetarët e vunë emrin në garën për postin më të lartë qeverisës.

Laschet tha se do të propozonte një rrugëzgjidhje për bllokimin dhe shpresoi që vendimi përfundimtar të merrej brenda javës, ndërsa ftoi Soeder për një takim online. Soeder tha se i takonte anëtarësisë të vendoste.

Aleanca e qendrës së djathtë e Gjermanisë është blloku më i madh në parlament dhe pavarësisht sondazheve, pasardhësi i Merkel ka të ngjarë të vijë nga radhët e saj.

Laschet ka mbështetjen e figurave të larta të CDU-së, ndërsa Soeder ruajti besnikërinë e partisë së tij. Laschet, megjithatë, ka vlerësime të ulëta sondazhesh kombëtare në krahasim me Soeder dhe ligjvënësit e CDU-së druhen se do të humbasin më shumë vende në parlament.

Angela Merkel, kancelare që nga viti 2005, ka vendosur të qëndrojë në post deri në zgjedhjet federale të 26 Shtatorit.

60-vjeçari Laschet, u zgjodh drejtues i CDU-së në Janar dhe është gjithashtu kryeministri i landit të Westfalisë Veriore, landi më i populluar i Gjermanisë. Ndërsa kandidati tjetër për kryeministër Marcus Söder i CSU-së, është Kryeministri i Bavarisë.

REMOTE_ADDR:[]