MENU
klinika

“E kam takuar autorin si banor”

Etjen Xhafaj për agresorin në Kavajë: Jam njohur me shumë njerëz…

20.04.2021 - 20:46

Koordinatori i PS-së për Kavajën dhe Rrogozhinën, Etjen Xhafaj, duke folur për agresorin e ngjarjes në Kavajë, deklaroi se e ka takuar atë, por thjesht si një person, që ishte pjesë e Komunitetit Mysliman në këtë qytet.

Xhafaj theksoi se është njohur me shumë njerëz në këtë zonë dhe agresorin e ka takuar sikundër shumë të tjerë, duke shtuar se ajo që di me siguri është se autori nuk është aktivist i PS-së.

“Ngjarja e ndodhur dje ishte e tmerrshme. Asnjë aktivist nuk duhet që të dëmtohet në fushatë. Ata janë kundërshtarët tanë, jo armiqtë tanë. PD u rreshtua lehtësisht sikur shtabi elektoral i PS është organizuar dhe ka bërë këtë veprim. Ne si PS jemi shprehur për durim dhe për t’u qetësuar. Basha erdhi rrëmbimthi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dënojmë aktin, autori të vihet para drejtësisë"

PS distancohet nga plagosja në zyrat e PD në Kavajë


Ndalesën e parë të turit do e bëjë në Shqipëri!

Ursula Von der Leyen vizitë në Ballkan

Përgjigjet drejtori i “Hekurudha Shqiptare”

Kur do të udhëtojmë me tren nga Tirana në Durrës për 22 minuta?

“Si do të bëhet qarkullimi i automjeteve në fundjavë“

Plan masash për “Maratonën e Tiranës”

“Vota mund të bëhet e pavlefshme“

Votimi i emigrantëve në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin!