MENU
klinika

Femra, bëni kujdes!

Pezmatimi i vezoreve dhe i mukozës së mitrës!

27.10.2018 - 15:12

Organi vezor femëror përbëhet nga vezët dhe kanali vezor. Ato kanë funksionin e prodhimit të një veze të pjekur, nga mijëra qeliza, që përmban qendra vezore.

Një herë në çdo muaj, kalon veza e pjekur nëpërmjet tubit në mitër. Në qoftë se veza fekondohet nga sperma, atëherë pritet gjatë kohës së barrës prodhimi i ciklit të vezës së pjekur.

Në mungesë të fekondimit rifillojnë menstruacionet 14 ditë pas ovulacionit. Vezët prodhojnë dhe hormone, të cilat rregullojnë ciklin e menstruacioneve e ndihmojnë gjithashtu në vazhdimin normal të barrës.

Gjendra vezore funksionon në mënyrë të plotë pas moshës 12-14 vjeç dhe mund të preket nga infeksione, çrregullime hormonale dhe formacione tumoroze.

dhimbje ne fund te barkut
dhimbje ne fund te barkut

Ata japin dhimbje në fund të barkut, dhimbje mesi, mund të japin temperaturë, menstruacionet mund të çrregullohen me pakicë dhe me shumicë. Duhet të bëjmë regjim shtrati. Në qoftë se bllokohen tubat, gruaja nuk mund të mbetet me barrë.

Mahisja e mukozës së mitrës mund të infektohet nga mikrobe të ndryshme. Mosrespektimi i higjenës favorizon infeksione të ndryshme.

Shenjat janë: dhimbje para dhe gjatë menstruacioneve, dhimbje në urinim, dhimbje gjatë aktit seksual, çrregullime të menstruacioneve. Në qoftë se kanë problem dhe infeksioni kalon në muskujt e mitrës, atëherë duhet të hiqni mitrën patjetër.

Tumoret e mitrës mund të jenë beninje ose malinje.

Disa mënyra tradicionale trajtimi

Për edemën e vezores merrni 100 gr gjethe ose rrënjë dardhe të grimcuara dhe përziejeni me 50 gr mjaltë dhe 50 ml qumësht, derisa të formohet masa e njëtrajtshme. Ziehet për 2-3 minuta. Lëngu i ngrohtë shtrydhet në një copë leshi dhe vendoset në vendin që dhemb. Copa e leshit ndërrohet çdo 12 orë. Kura vazhdon deri në shërim;

Për shpërlarjen e organit nga poshtë vlen lëngu i përgatitur me 4 lugë gjelle bimësh të përbërë nga 40 gr kamomil njemijëfletësh, 10 gr hisëll e sherebelë, hidhet në 1 litër ujë të sapovaluar. Kullohet dhe përdoret i vakët;

Për të rregulluar menstruacionet merrni 15 gr kamomil, valerianë, lule basami, gjethe menteje, 10 gr trëndafil të kuq. Përvëlohen në 700 ml ujë të sapovaluar. Mbulohet dhe pas 3 orësh kullohet dhe pihet gjatë ditës me 4 doza. Çaji pihet 5 ditë para ardhjes së menstruacioneve;

Zieni 1 lugë kafeje me gjethe manaferre dhe luleshtrydhe, të grira në 1 gotë ujë. Merrni 2 gota në ditë. Zierja duhet të bëhet 10-15 minuta dhe pihet 1 gotë esëll në mëngjes dhe 1 gotë në darkë vonë. Kjo vlen për të rregulluar ciklin mujor;

Rozmarina është shumë e vlefshme për infeksionet në mitër dhe në mahisjen e rrugëve të poshtme vaginale, si dhe për sjelljen e menstruacioneve kur ato janë të pakta dhe të rralla. Zieni 1 lugë kafeje me lule dhe gjethe të grira, në 1 gotë uji. Pini 2 filxhana në ditë. Mund të merrni edhe 1 litër verë të bardhë dhe i hidhni 2 lugë gjethe të prera. E lëmë për 24 orë. Pihet 1-2 gota të vogla në ditë para buke, të ëmbëlsuar sipas dëshirës;

Kur menstruacionet vijnë më shpesh dhe të dendura, zieni gjysëm litri verë të kuqe me 2 lugë gjelle rrënjë dardhe të thara, të pastra e të grimcuara. Zierja bëhet 15-20 minuta. Pasi kullohet, ftohet dhe pihet pa sheqer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?