21.04.2021 - 08:43
Body-t janë kthyer në modë. Nëse ende nuk i ke parë vajzat e njohura duke i veshur gjithnjë e më shpesh, ja ku e keni rastin për të gjetur kombinimet për veshjen e rradhës.
Fifi, Dhurata Dora, Fjoralba Ponari e Ana e “Përputhen” janë disa prej personazheve të njohur që po e kthejnë në trend body-n.
Qoftë me pantallona sportive, qoftë me xhinse, me body do të dukeni gjithmonë seksi dhe për këtë nuk ka dyshim.
Për më tepër, body-t vijnë në disa forma: golf si Fifi, kanotjere si Dhurata apo si një intimo si Fjoralba.
Tani s’keni ç’të prisni më, gjeni dhe ju kombinimin që ju përshtatet dhe e keni gati veshjen për nesër.