MENU
klinika

Bashkë me kreun e PS

Aksidentohet kryebashkiaku i Këlcyrës

27.10.2018 - 11:20

Kryetari i bashkisë së Këlcyrës është përfshirë në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që kryebashkiaku po kthehej me makinën e tij nga një takim në një prej fshatrave të njësisë administrative ‘Ballaban’.

Mësohet se Klement Ndoni ka humbur kontrollin e makinës, duke u përplasur me bordura anësore dhe më pas ka dalë nga rruga.

Bashkë me të, në automjet, ishin edhe dy persona të tjerë: Sandër Seferi dhe Hodian Selmani, ky i fundit kryetar i PS-së në Këlcyrë.

Me plagë të rënda është kryebashkiaku Ndoni, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, të plagosur lehtë mbeten dy personat e tjerë. Ata janë dërguar gjatë natës në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës dhe mësohet se Ndoni ka dëmtim të konsiderueshëm në njërin krah.

Ai po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës, teksa po shqyrtohet mundësia edhe për transportim të tij për mjekim më të specializuar.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende zyrtarisht, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë