MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Edy Reja: Kam 30 lojtarë në listë, do të ketë risi

21.04.2021 - 13:09

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, po mendon për miqësoret e qershorit me Uellsin dhe Çekinë, finalistë të Europianit që do të mbahet në verë. Tekniku italian i ka idetë e qarta për lojtarët që do të gumbullojë, por pret edhe ndonjë risi në listë.

“Kam rreth 30 emra për të patur lojtarë që mund të shkojnë në Britani të Madhe dhe do të bëjmë disa vlerësime. Të shikojmë nëse do të kemi mundësi për ndonjë emër të ri. Po vlerësojmë këtë pjesë të fundit të kampionateve si do të shkojë” – u shpreh Reja nga Kamza, ku po vëzhgon ekipet e moshave.

Shqipëria më pas në shtator do të përballet me kundërshtarët e vërtetë të grupit kualifikues të botërorit si janë Polonia dhe Hungaria: “Polonia është e fortë ka lojtarë të rëndësishëm dhe jo vetëm Lewandowskin. Hungari është e fortë. Këto ekipe do të na qartësojnë se cilat janë mundësitë tona.”

Edy Reja vëzhgoi nga afër edhe të rinj të cilët janë kadidatë për kombëtaret e moshave: “Po shikojmë këtë të rinj dhe është bërë një punë e mirë, po shikoj të rinj që kanë cilësi të mirë fizike dhe teknike. Do ta shikojmë edhe në turneun që do të mbahet në Zagreb.”

Strategjia e federatës është që të ketë nën monitorim lojtarët që nga moshat e deri te Kombëtarja A, duke ngritur një grup të përbashkët trajnerësh për të vlerësuar cilësitë e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN