MENU
klinika

Soreca bën apel në shqip

Celibashi, takim me ambasadorët: I informova mbi të gjitha masat e marra për 25 prillin

22.04.2021 - 14:36

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, foli për media në fund të takimit me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

Celibashi tha se në fokus të takimit me ambasadorët kanë qenë përgatitjet e procesit zgjedhor të 25 prillit. Mes të tjerash, kreu i KQZ theksoi se i ka informuar ambasadorët mbi të gjitha masat që ka marrë KQZ në kuadër të këtij procesi.

“Takim shumë të mirë me ambasadoren Kim dhe amabsadorin Soreca në lidhje me përgatitjet e procesit zgjedhor të 25 prillit. I informova mbi gjithë masat që KQZ ka marrë në kuadër të këtij procesi. Theksuam së bashku rëndësinë e këtij procesi zgjedhor, të cilësisë së përgatitjes së këtij procesi nga ana e KQZ, trajtuam të gjitha aspektet përgatitore të këtij procesi për të parë qartësisht cilësinë e këtyre përgatitjeve dhe për të konfirmuar edhe njëherë nga ana ime çfarë KQZ ka bërë në lidhje me këtë proces shkon e gjitha në interes të votuesve shqiptarë dhe të garancisë absolute të integritetit të procesit”, tha Celibashi.

Në përfundim të takimit, ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh përgëzoi Celibashin për punën e bërë deri më tani me përgatitjet drejt zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ne kemi ardhur këtu për të diskutuar me kryekomisionerin Celibashi, për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Na tregoi për situatën deri më tani. Na foli për përgatitjet për identifikimin elektronik dhe votimin elektronik. Gjithcka është thuajse gati.  Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë edukimi i votuesve është bërë në mënyrë shumë të mirë, dhe përgëzojmë komisionerin për punën e mirë. Kemi dhënë mbështetjen tonë” u shpreh Soreca ndërsa apeloi shqiptarët të ushtrojnë të drejtën për të votuar.

“Nga tani  apelojmë gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë, të ushtrojnë të drejtën e tyre, sepse është e ardhmja e tyre. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme dhe BE po ju ndjek  në të 60 bashkitë e Shqipërisë. Ajo cfarë ndodh në Tiranë dhe në Shqipëri, do jetë e rëndësishme për BE, Shqipëria është një vend kandidat. Është e rëndëishsme se çfarë do të ndodhë ditën e dielë në Shqipëri.” theksoi Soreca, ndërsa rezervoi fjalën e fundit për partitë politike.

“Fjala ime e fundit është për partitë politike, për të theksuar atë thirrje që kemi bërë gjithmonë për vëtëpërmbajtje dhe të shmangni gjuhën e urrejtjes gjuhën konlfiktuale. Ndaj dilni e votoni në veçanti të rinjtë’ – tha Soreca ndërsa lëshoi apelin në gjuhën shqipe: ‘Ti vendos’ .

Ndalesën e parë të turit do e bëjë në Shqipëri!

Ursula Von der Leyen vizitë në Ballkan

Përgjigjet drejtori i “Hekurudha Shqiptare”

Kur do të udhëtojmë me tren nga Tirana në Durrës për 22 minuta?

“Si do të bëhet qarkullimi i automjeteve në fundjavë“

Plan masash për “Maratonën e Tiranës”

“Vota mund të bëhet e pavlefshme“

Votimi i emigrantëve në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin!