MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

Kjo terapi e re largon dhimbjen pas operacioneve!

22.04.2021 - 16:42

Trajtimi i dhimbjes  ‘Nervi Zap’ mund të zvogëlojë nevojën për qetësues pas operacioneve.

Një teknologji në zhvillim mund të heq dhimbjen pas operimit ose do të nevojiten pak ose aspak opioide (ilace qetësuese) për trajtimin.

Teknika quhet stimulim i nervit periferik perkutan. Ai përfshin futjen e një teli të vogël pranë një nervi dhe përdorimin e një stimuluesi për të dhënë një rrymë të lehtë elektrike në zonën e prekur, duke ndërprerë transmetimin e dhimbjes.

Një ekip i udhëhequr nga Dr. Brian Ilfeld, nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, testoi pajisjen në pacientët që po kryenin operacione të këmbës, kyçit të këmbës , gjurit ose operacione të shpatullave. Teli mund të vendoset ndërsa pacienti është zgjuar, pa nevojë për qetësim.

“Është shumë e thjeshtë,” tha Ilfeld. “Mpihet lëkura dhe vendoset  gjilpëra në atë vend dhe përdoret një makinë ultratinguj për të drejtuar gjilpërën drejt nervit të synuar dhe rreth një centimetër larg saj, vendoset teli, i cili është brenda gjilpërës. Kështu që ju në thelb thjesht tërhiqni gjilpërën, e cila lë telin në vend “.

Pacientët pas operacionit zgjohen me pajisjen e vendosur. Ata tashmë janë rehat, sepse mjekët përdorin blloqe nervore për të lehtësuar dhimbjen për 10 deri në 12 orë, tha Ilfeld.

Në shtëpi, pacientët përdorin një gjenerator impulsi me bateri për të kontrolluar stimulimin elektrik.

Gjashtëdhjetë e pesë vullnetarë ishin pjesë e këtij studimi pilot, me 31 në grupin e pajisjeve aktive dhe të tjerët morën një pajisje bedel. Të gjithë morën ilaçe kundër dhimbjes opioide për çdo rast. Dy javë më vonë, teli u hoq gjatë një kontrolli post-operativ. Pacientët u ndoqën deri në katër muaj.

Gjetjet, të cilat u botuan në internet së fundmi në revistën Anesteziologji, ishin më të mira sesa mund të shpresonin mjekët.

“Ne ulëm përdorimin e opioideve në mënyrë dramatike, me 80% dhe ulëm rezultatet e dhimbjes me rreth 60%,” tha Ilfeld. “Pra, ishte shumë më e fuqishme sesa kishim parashikuar.”

Mundësitë janë premtuese, por madhësia e këtij studimi fillestar ishte shumë e vogël për të bërë pretendime përfundimtare, tha Ilfeld. Përveç kësaj, pajisja mund të punojë vetëm në zona relativisht të vogla të trupit dhe nuk do të ishte efektive për një procedurë që përfshin rajone të shumta nervore, shpjegoi ai.

Një studim më i gjerë është në proces për të parë nëse teknika e stimulimit nervor mund të integrohet në praktikat e ardhshme të lehtësimit të dhimbjes në kirurgji.

Nëse metoda bëhet normë, pasojat mund të jenë revolucionare, sipas Dr. David Dickerson, kryetar i Komitetit të Mjekësisë së Dhimbjes të Shoqatës Amerikane të Anesteziologëve.

“Edhe pse ne kemi zhvilluar të gjitha llojet e anti-inflamatorëve dhe blloqeve nervore të reja, pacientët pas operacioneve kanë ende pothuajse të njëjtën incidencë ose gjasë të kenë dhimbje të pakontrolluar mesatare deri të rëndë” si 15 deri në 20 vjet më parë, tha Dickerson. Kjo procedurë çon në një reduktim më shumë se 50% të dhimbjes dhe 80% ulje të ekspozimit ndaj opioidit.

Dickerson tha që SPR Therapeutics, prodhuesi i sistemit stimulues, e kishte paguar atë për t’i treguar mjekëve të tjerë se si ta përdorin pajisjen për dhimbje kronike.

Përparimi mund të ndihmojë në zbutjen e epidemisë së opioidit në të gjithë botën.

Ilfeld tha, “Një nga mënyrat që njerëzit bëhen të varur nga opioidet është duke i marrë ato së pari pas operacionit për kontrollin e dhimbjes  dhe pastaj vazhdojnë t’i përdorin sa herë ndjejnë shqetësime apo edhe dhimbje të lehta”.

Ndërsa disa pacientë në studim kishin nevojë për opioide përveç stimulimit nervor, çdo teknologji që zvogëlon përdorimin e barnave mund të shpëtojë jetë, thanë mjekët.