MENU
klinika

Ceremonia nis me Luljeta Bozon

PS mbyll sot fushatën elektorale në Tiranë

22.04.2021 - 17:21

Partia Socialiste do të mbyllë sot fushatën për zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Tiranës.

Takimi elektoral nisi në orën 18:10 në sheshin “Skënderbej”.

Ndonëse moti nuk ka qenë favorizues, socialistët nuk kanë nguruar që të dalin në shesh.

E para që mori fjalën në këtë tubim ishte simboli i tërmetit, Luljeta Bozo, e cila figon e para në listën e kandidatëve të PS.

Nga sheshi “Skënderbej”, Bozo ftoi qytetarët që të votojnë PS-në, pasi qeveria arriti që të siguronte vaksinat anti-covid për qytetarët.

“Përshëndetje të gjithëve, jam shumë krenare si gjyshe që po përfaqësoj një brez që ka punuar me devotshmëri për vendin. Një brez që ka energji dhe pjekurinë të jenë këshilltar në të gjitha fushat e jetës tonë. Ju ftoj të gjithëve pa përjashtim të votojmë më 25 prill, sepse jemi të lirë të lëvizim në sajë të vaksinave që siguroi qeveria jonë dhe na dha këtë mundësi që të mësojmë nipër e mbesa, e të gëzojmë jetën me sa më shumë mundësi që kemi, duke qenë se armikun e padukshëm po e mposhtim. Kemi bërë një fushatë shumë qytetare, duke respektuar rregullat, ligjet, duke vendosur në qendër shëndetin e njeriut dhe mirëqenien e tij. Fushata jonë ka qenë fushatë brenda rregullave, duke pasur pandeminë. Duhet të mposhtim këtë armik të padukshëm, të ndërtojmë rrugë, qytete, aeroporte, që do e bëjnë më të bukur jetën tonë, do të bëjmë që nipërit e mbesat të na gëzojnë në Shqipërinë tonë. Edhe një fjalë të fundit, si gjyshe dhe si shkencëtare. Mendoj që vota jonë është e rëndësishme, vota është e fshehtë, individuale e duhet të shkojë në drejtimin e duhur, duhet të shkojë për PS, që është forca më progresiste në vend, e ne do të jemi të qetë sepse kemi bërë detyrën për veten tonë. Fitore!”, tha Bozo.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në cilësinë e kandidates për deputete në këtë qark, në fjalën e saj gjatë mitingut tha se vota për Partinë Socialiste do të thotë Shqipëri Evropiane.

Ajo tha se Shqipëria ka mundur të dalë nga dy kriza të mëdha, siç janë tërmeti dhe pandemia, e pas 25 prillit, me arritjen e fitores, do të çojnë përpara reformat e nisura.

“Motra dhe vëllezër, kemi edhe tre ditë në vijën e finishit të 25 prillit, të një fushate që ne e kemi bërë me zemër, forcë kurajo, kemi ditur të zgjojmë shpresat ashtu sikurse socialistët mund ta bëjnë. Data 25 prill po afron dhe në këto tre ditë të mbetura duhet të vijojmë, të trokasim në çdo derë, zemër, mendje, e t’u themi se vota për PS është një investim për fëmijët tanë. Nëse sot Shqipëria e 2021-it është si dita me natën si Shqipëria e tetë viteve më parë, nëse sot Shqipëria po sheh dritën në fund të tunelit të pandemisë. Nëse sot kemi dalë nga dy kriza të mëdha, e kemi më të prekshme të ardhmen e fëmijëve tanë, kjo është falë vizionit të Edi Ramës dhe qeverisjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë. Sprint drejt finishit dhe 25 prillit, të mos harrojmë që jemi plot besim që do e shkelim të parët vijën e finishit më 25 prill, sepse do të vijojmë reformat e nisura, e do të vijojmë projektet e mëdha të Shqipërisë Evropiane. Kur të kthehemi pas disa vitesh dhe të mendojmë 25 prillin, e të kujtojmë atë me fëmijët tanë, do e kujtojmë si dita që Shqipëria votoi për shpresën, zhvillimin, të ardhmen. Tirana u bë lokomotiva e fitores në të gjithë Shqipërinë, fitore”, u shpreh Ogerta Manastirliu.

 

Ndalesën e parë të turit do e bëjë në Shqipëri!

Ursula Von der Leyen vizitë në Ballkan

Përgjigjet drejtori i “Hekurudha Shqiptare”

Kur do të udhëtojmë me tren nga Tirana në Durrës për 22 minuta?

“Si do të bëhet qarkullimi i automjeteve në fundjavë“

Plan masash për “Maratonën e Tiranës”

“Vota mund të bëhet e pavlefshme“

Votimi i emigrantëve në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin!