MENU
klinika

Kush janë dy të arrestuarit në Dibër?

U kapën me 5 milionë lekë, dyshohet se do blinin vota

23.04.2021 - 11:21

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë në Dibër, pasi u kapën me një shumë 5 milionë lekë, që dyshohet se po përdorej për të blerë vota.

Të arrestuarit janë Abjon Ceku, 25 vjeç dhe Denis Xholi, 36 vjeç, të dy punonjës të Bashkisë dhe me banim në Maqellarë.

Sjellim në vëmendje që makina me të cilën ata po qarkullonin dhe ku u gjetën paratë, u bllokua nga përfaqësuesit e PD-së.

Njoftimi i plotë

Dibër- Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të shtetasve:

A. C., 25 vjeç dhe D. Xh., 36 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Më datën 22.04.2021, rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit A. S. dhe G. H., banues në Dibër, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës, duke bllokuar rrugën Peshkopi – Maqellarë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.