MENU
klinika

Hiqni dorë

4 shenja që tregojnë se dieta që po mban, është toksike!

23.04.2021 - 15:24

Dietologia Jessica Crandall thotë se njerëzit shpesh nuk kërkojnë mjaftueshëm informacion dhe ndjekin dietën e parë që gjejnë, në përpjekje për të ndryshuar sa më shpejt. Disa dieta mund të shkaktojnë një sërë efektesh anësore, nga aroma e keqe e gojës dhe urinimi i shpeshtë, deri te lodhja dhe metabolizmi i ngadalësuar.

Për një dietë/regjim ushqimor që do të japë rezultate afatgjata dhe të shëndetshme, largohuni nga këto atribute:

1. Është shumë kufizuese. Dietat supozohen të jenë kufizuese, apo jo? Po, edhe jo. Një dietë e shëndetshme përfshin prerje kalorish dhe vetë-disiplinim, por një dietë që ka shumëëë rregulla dhe kufizime mund të jetë shenjë se ka probleme. Kufizimet ekstreme të ushqimit, nuk janë domosdoshmërisht një zgjedhje ideale.

2. Ndalon grup të tëra ushqimesh. Heqja e grupeve të ushqimit – ose më keq, e makroelementeve të plota (karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat), tregon qartazi se ka një problem. Këto dieta eliminojnë lëndët ushqyese për të cilat trupi ka nevojë për të funksionuar në mënyrë optimale.

3. Kur dieta është “e kundërta e asaj që bëni”. Njerëzit shpesh janë të dëshpëruar për të nisur një dietë dhe mendojnë se fillimet drastike, do sjellin dhe ndryshim më të shpejtë. Por zakonet nuk formohen brenda natës apo jo? Sugjerohet të niset ngadalë, si kalimi nga të konsumuarit bukë në të konsumuarit një bukë me më pak kalori. Ndryshimet e vogla do t’ju ndihmojnë të shmangni “tronditjen nga dieta”.

4. Dietat që premtojnë humbje drastike peshe në një kohë të shkurtër: Këtu ka diçka që nuk shkon. Si rregull i përgjithshëm, humbje e shëndetshme e peshës do të thotë të humbasësh nga 0.4-1 kilogramë në javë. Kjo sigurisht varion sipas llojeve të ndryshme të trupave dhe metabolizmit.

Mos harroni se synimi kryesor i një diete nuk është vetëm humbja momentale e peshës, por edukimi për një stil jetese të shëndetshëm. Kjo do të sjellë edhe ndryshimet afatgjata.

Burimi: Fitness Together

Intervista/ “Mund ta kaloni pa simptoma, më i shpeshtë te femrat”

Shenjat që jep trupi kur jeni në prag të një infarkti

Nuk është i përshtatshëm për të gjithë!

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të konsumoni xhenxhefil

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit