MENU
klinika

Një ditë para zgjedhjeve

Thyhet heshtja zgjedhore/ Meta paralajmëron konferencë, PD denoncon…

24.04.2021 - 09:52

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka bërë të ditur se do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme në orën 11:30.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.

Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live”, deklaron ai.

Por, më shumë se sa për zgjedhjet, Ilir Meta me siguri do flasë për përplasjen e djeshme me Yuri Kim.

Pas Ilir Metës, edhe drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Korçës, Edmond Spaho ka thyer heshtjen zgjedhore, duke bërë një denoncim se po vidhet vota për zgjedhjet e 25 prillit.

“Mbrëmë rreth mesnatës, struktura e mbrojtjes së votës së PD në fshatin Podgorie ndaloi tre makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie në to.

Dy prej makinave të markave Mercedes dhe Ëolksvagen të drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me forcë, kurse makina e tretë e drejtuar nga administratori i Njësisë Administrative Vreshtas Cezar Bezati dhe shoqërues Gerti Tabaku, u bllokua.

Në terren së bashku me ta ishte edhe kryetari i PS të Podgories dhe njekohësisht zyrtar i tatimeve Korcë Izmi Çoçka. Pasi u njoftua Policia, mbërritën forcat e rendit të cilët ushtruan presion për lirimin e rrugës dhe të makinës së bllokuar.

Me insistimin e përfaqësuesve të PD u kërkua që makina të kontrollohej dhe kjo u arrit në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Nga një kontroll i përciptë në vend në makinën e administratorit u gjenden:

Lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie. Listë e patronazhit të fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

Liste e shkruar me dorë me emra banoresh të këtij fshati të cilën policia refuzoi ta bejë publike.

Pas shoqërimit të makinës së administratorit në Drejtorinë e Policisë Korcëdhe pyetjes së administratorit dhe dëshmitarëve okulare , Drejtoria e Policisë vendosi të lirojë administratorin Çezar Bezati dhe shoqëruesin e tij Gerti Tabaku si dhe të ndaloje për bllokim rruge tre simpatizantë të PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku.

Ju bëj thirrje të gjithë anëtareve dhe simpatizantëve të PD që të vazhdojnë të qëndrojnë dhe mbrojnë me çdo mjet vullnetin e qytetarëve për ndryshim nga shitblerja e votës”, tha Spaho.

REMOTE_ADDR:[]