MENU
klinika

"Hetimi me vonesë i kësaj çështje, kriminale"

Ngjarja e Elbasanit/ Presidenti Meta drejton gishtin nga SPAK

24.04.2021 - 11:22

Presidenti i Republikës Ilir Meta drejton gishtin nga SPAK dhe Prokuroria e Elbasanit për ngjarjen, ku u vra Pjerin Xhuvani, që sipas tij e ka zanafillën më herët, që në incidentin e 14 marsit.

Sipas Presidentit, Prokuroria e Elbasanit dhe SPAK kanë luajtur ping-pong me kete ceshtje.

“SPAK vetëm pas 8 ditësh përmes një shkresë të 15 prillit ia ka përcjellë për kompetencë prokurorisë së Elbasanit. SPAK iu deshën 8 ditë vetëm ta përcillte për në Elbasan.

Ky materiale duhet të hetohej nga SPAK dhe prokuroria e Elbasanit. Ajo që është e turpshme është që kjo shkresa e SPAK është bërë hyrja në prokurorinë e Elbasanit në 19 prill. Kështu thotë shkresa e prokurorisë së Elbasanit

Pra u është dashur edhe 4 ditë për të protokolluar.

Edhe më keq akoma, prokuroria e Elbasanit përmes shkresës datë 20 prill, ka njoftuar Gazment Bardhin për të dhënë shpjegime, për kallëzimin që kishte bërë para dy javësh duke i caktuar atij të paraqitet në prokurori në datën 30  prill. Pra pasi një 4 ditë pasi të ishin vjedhur votat. Pra duket qartë se SPAK dhe Prokuroria e Elbasanasit kanë bërë çmos që personat e kallëzuar nga PD të mos hetohen para fushatës, duke u krijuar terrenin për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Për shkak të këtyre vonesave të qëllimshme, kriminale dhe mos kryerjen e hetimeve në kohë, në 21 prill ndodhi konflikti i armatosur nga personat e kallëzuar nga PD.

Nëse prokuroria do të kishte vepruar në kohë, këta persona që PD kallëzoi do të ishin në burg, por nuk di kishim asnjë viktimë dhe asnjë të plagosur dhe do të ishte i qetë Elbasani dhe gjithë Shqipëria.

Nëse prokuroria e SPAK dhe prokuroria do të kishin hetuar në kohë, ngjarja nuk do të kishte ndodhur. Kjo është e vërtetë e fakteve”, tha Meta.