MENU
klinika

Ligue 1, Java 34

Dopietë e Mbappe, PSG merr kreun e renditjes

24.04.2021 - 17:54

Paris SG ka treguar supremacinë edhe njëherë tjetër në kampionatin francez. Kampionët në fuqi fituan 1-3 në transfertë ndaj Metz, një sukses që bën të rikthehen në krye të renditjes, në pritje të ndeshjeve të rivalëve.

U deshën vetëm 4 minuta që Kylian Mbappe të shënojë golin e avantazhit. Ishte Herrera ai që pasoi për yllin e PSG-së, që nuk fali. Pjesa e parë u mbyll 0-1 në favor të miqve.

Me të nisur pjesa e dytë, vendasit barazojnë me anë të Centonze. PSG vuan për të gjetur golin e avantazhin, por vjen në minutën e 59-të, sërish me autor Mbappe, që arrin Ronaldon dhe Messin këtë sezon me 25 gola në kampionatet përkatëse.

Për të vulosur fitoren, mendoi Icardi, që në 89’ realizon golin e tretë dhe të sigurisë. PSG tashmë ndjek në distancë ndeshjet e rivalë, Lille dhe Lyon, me shpresën që ata të gabojnë.