Real Madrid ka bërë një hap fal që ndoshta i kushton shumë në garën për titullin kampion të La Ligas. Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane, nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Real Betis brenda në Madrid.
Pavarësisht se pjesa më e madhe e ndeshjes u dominua nga “Los Blancos”, Reali nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara. Portieri Bravo ishte në lartësinë e duhur mbrëmjen e sotme, ku në të vetmin rast që ishte i pafuqishëm, i erdhi në ndihmë traversa, që u përkëdhel nga një top i hedhur në zonë nga Rodrygo.
Kështu, Reali nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0, duke i dhënë një shans të artë Atletico Madrid të shkëputet. Për momentin, madrilenët kanë 71 pikë, 2 më pak se “Los Colchoneros”, që nesër luajnë ndeshjen e tyre në transfertë ndaj Bilbaos.