Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është personfikimi i fjalës sukses. Nëpërmjet një postimi në InstaStory ajo ka zbuluar e emocionuar arritjen e radhës.
Ajo zbuloi se ka kaluar shifrën prej 63.5 milionë dëgjuesve mujorë në Spotify, gjë të cilën e arriti për herë të dytë në të gjithë karrierën e saj dhe s’mund të ishte më e lumtur se kaq.
Ajo ka lënë pas artistë shumë të njohur duke u bërë kështu këngëtarja e tretë më e dëgjuar në të gjithë botën.
Ndërkohë, para pak ditësh Dua hyri në histori dhe u bë femra e parë me albumin më të dëgjuar në Spotify për vitin 2021
“E pa vërtetë! Faleminderit njerëz kjo është diçka e çmendur dhe jam shumë shumë shumë e lumtur”, ka shkruar këngëtarja.
Ajo u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total.
Më herët, “Future Nostalgia”, shënoi një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.
Ditë më parë, Dua Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John.
Nëpërmjet këtij postimi, Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.
“U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!“, ka shkruar këngëtarja shqiptare.